E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani sot në Klinikën për vesh, hundë dhe grykë në Shkup do t'i lëshojë në përdorim aparatet e reja për skrining universal neonatal të dëgjimit tek fëmijët.
Osmani: Aparate tė reja pėr kujdes sa mė tė madhė ndaj fėmijėve







Ministri Osmani do t'i lëshojë në përdorim aparatet e reja për skrining universal neonatal të dëgjimit tek fëmijët


Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani sot në Klinikën për vesh, hundë dhe grykë në Shkup do t'i lëshojë në përdorim aparatet e reja për skrining universal neonatal të dëgjimit tek fëmijët.

Bëhet fjalë për pajisje të sofistikuar për detektim me kohë të infeksionit të veshit të mesëm tek fëmijët në moshë parashkollore.

Aparatet do të instalohen në Klinikën e Shkupit dhe në spitalet e Tetovës, Manastirit dhe Strumicës.

Ndersa vetem disa dite me pare, Ministri Osmani njoftoi se në Republikën e Maqedonisë ende nuk ka asnjë person të sëmurë nga gripi i ri i tipit A (H1N1), shërbimet kompetente janë të gatshme të reagojnë në rast të paraqitje së sëmundjes

Organizata Botërore e Shëndetësisë dje shpalli pandemi të gripit të tipit A (H1N1) në fazën e gjashtë. Në botë 40 vjet nuk është shpallur pandemi. Vdekshmëria nga gripi i ri tash për tash është nën 0,5 për qind.

Në vendkalimet kufitare ka ekipe shëndetësore, të cilat bëjnë skrining, japin këshilla dhe ndajnë broshura për mbrojtje të gripit të gjithëve që hynë në Republikën e Maqedonisë.

Maqedonia momentalisht disponon me 13.000 doza nga medikamenti "tamiflu" me të cilin trajtohet gripit. Dyzet e pesë mijë doza të reja duhet të mbërrijnë në vend për tre ditë, ndërsa priten edhe 5.000 doza nga ilaçi "relenca".

Publikuar: 17.06.2009 | 03:24
Lexuar: 876 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime