E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deri në këto momente, policia vetëm ka konfirmuar një incident në një rrugë pranë Duomo dhe sipas një zëdhënësi, situata ende nuk është bërë e qartë. Papa Benedikti XVI vazhdon vizitën në Gjermani, dhe mbajti meshën në Erfurt, ku është pritur nga 30.000 besimtarë.
Mediat italiane: Tė shtėna, gjatė meshės sė Papės nė Erfurt










Mediat italiane raportojnë se janë dëgjuar të shtëna armësh gjatë mbajtjes së meshës së Papës në Efurt. Policia ka arrestuar personin, i cili mendohet se mund të ketë gjuajtur me armë pranë sheshit ku po mbahej mesha. Sipas të dhënave të para të televizionit lokal “Mdr Thuringen”, një agjent policie ka mbetur i plagosur gjatë këtyre të shtënave.

Deri në këto momente, policia vetëm ka konfirmuar një incident në një rrugë pranë Duomo dhe sipas një zëdhënësi, situata ende nuk është bërë e qartë. Papa Benedikti XVI vazhdon vizitën në Gjermani, dhe mbajti meshën në Erfurt, ku është pritur nga 30.000 besimtarë.

Papa nderoi rezistencën e besimtarëve në RDGJ. Të premten ai është takuar me viktima të keqtrajtuar seksualisht nga punonjës të kishës. Në seminarin e priftërinjve në Erfurt, kreu i kishës u tregua i prekur nga nevoja e viktimave. Benedikti siguroi se kisha do të merret me përpunimin e veprave abuzive. Vizita e Papës Benedikti i XVI në Erfurt ishte shprehje e dëshirës së kishave asaj katolike dhe protestante për afrimin ekumenik.

Fakti që Papa kishte zgjedhur si vend takimi me përfaqësuesit e kishës protestante gjermane manastirin e urdhërit augustinian në Erfurt, ku ka vepruar reformatori protestant, Martin Luteri, fillimisht si murg katolik, vë në pah synimin e këtij takimi. Papa u bëri thirrje kishave që të japin një dëshmi të besimit të përbashkët në një shoqëri gjithnjë e më sekulariste dhe të punojnë për mbrojtjen e dinjitetit të njeriut.

Publikuar: 24.09.2011 | 11:40
Lexuar: 494 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime