Kur filluam bashkëpunimin me grupin TNT kishim mjaft suksese dhe vullnet për punë. Mirëpo, gradualisht suksesi ynë filloi të bejerë dhe kështu që edhe vullneti për punë shuhej çdo ditë e më shumë edhe nga anëtarët e grupit.
Muaj më parë është përfolur në opinion për një ndarje të mundshme mes vokalistit Gentian Gojanit dhe grupit TNT, por Gentiani bashkë me Llapën e kishin mohuar këtë duke thënë se bashkëpunimi i tyre do të vazhdojë edhe më tej.
Mirëpo ky bashkëpunim nuk zgjati shumë dhe tash e disa ditë Gentiani është larguar nga grupi me pretekstin se suksesi i tij më i madh është të paraqitet si solo-këngëtarë sesa të jetë vokalist i grupit.
Kur filluam bashkëpunimin me grupin TNT kishim mjaft suksese dhe vullnet për punë. Mirëpo, gradualisht suksesi ynë filloi të bejerë dhe kështu që edhe vullneti për punë shuhej çdo ditë e më shumë edhe nga anëtarët e grupit.
Ka gjashtë muaj që kolegët e mi nuk ishin të interesuar të bënin diçka të re, thjesht nuk dëshironin investime. Duke pasur parasysh që sukseset e mia i arrija më shumë para kohës së bashkimit me TNT, kur paraqitesha si solo-këngëtar, vendosa të ndahem.
Për dy vjet sa kemi punuar bashkë me TNT-n, nuk kemi arritur të krijojmë një bindje për të pasur një sukses të madh në grup. Andaj, mënyra më e mirë për të arritur dëshirat e adhuruesve dhe dëshirat e mia personale është të punoj vetë, ka thënë ai për Zëri.
Vendimin për largimin nga TNT-ja, Gentiani thotë se e mori shumë shpejt, pa pasur ndonjë konflikt me ta. Unë edhe pse jam ndarë nga TNT, vazhdoj të jem shokë me ta, jemi ndarë në mënyrë shoqërore pa pasur ndonjë konflikt mes vete, shton ai.
Gentiani planifikon që karrierën e tij muzikore ta vazhdojë me orkestrën e tij popullore duke përmbushur angazhimet e tij nëpër dasma e ahengje muzikore.