E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Corriere shkruan se “nuk bëhët fjalë për një rast të izoluar. Në këto 20 vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i shpeshtë emigrimi i malsorëve shqiptarë, që braktisin shtëpitë, stanet dhe baktitë e tyre në rajonin verior, në kërkim të punës dhe të paqes.
Corriere, reportazh pėr gjakmarrjen nė Shqipėri










Prestigjozja italiane, Corriere della Sera i ka kushtuar sot një reportazh fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri.

Me titull “Fëmijët e humbur shqiptar, të murosur në shtëpi për t’i shpëtuar grindjeve” Corriere jep një panoramë te qartë të asaj çfarë ndodh në Shqipëri, duke sjellë protagonistë dhe personazhe të angazhuar në procesin e pajtimit të gjaqeve.

Corriere shkruan se “nuk bëhët fjalë për një rast të izoluar. Në këto 20 vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i shpeshtë emigrimi i malsorëve shqiptarë, që braktisin shtëpitë, stanet dhe baktitë e tyre në rajonin verior, në kërkim të punës dhe të paqes.

Mbi të gjitha të paqes” Nga viti 1991 e deri më sot janë me mijëra personat që janë vrarë, dhe të shumtë fëmijët të cilët si rezultat e ngujimit kanë mbetur analfabetë.

Reportazhi citon edhe Kanunin, i cili sipas Corriere mbulon me rregulla të gjitha aspektet e jetës, duke cituar se “gjaku duhet të paguhet me gjak”
Corriere, reportazh për gjakmarrjen në Shqipëri

Një nga ndërmjetësuesit e pajtimit të gjaqeve, Aleksandër Kola, shprehet në reportazh “gjatë viteve të diktaturës nuk ka patur vrasje të tilla, pas rënies së saj rastet janë shtuar”
Kola është shprehur se në vend ka një harmoni të shkëlqyer mes besimeve fetare.

Për Luigji Mila – Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit për Drejtësi dhe Paqe Shqiptare – “gjakmarrja është një fenomen tipik i shoqërive ku ligji nuk është mjaftueshëm i fortë dhe për këtë arsye marrëdhëniet në mes familjeve dhe të afërmve janë burimi kryesor i autoritetit.”

Sipas tij dy janë zgjidhjet, informimi i popullatës lidhur me madhësinë dhe kompleksitetin e problemit, dhe e dyta që është afatshkurtër, arrestimi i menjëhershëm dhe ndëshkimi i përgjegjësve për këtë lloj krimi”- shkruan më tej Corriere della Sera.
Corriere, reportazh për gjakmarrjen në Shqipëri
Corriere, reportazh për gjakmarrjen në Shqipëri
Corriere, reportazh për gjakmarrjen në Shqipëri
Corriere, reportazh për gjakmarrjen në Shqipëri
Corriere, reportazh për gjakmarrjen në Shqipëri
Corriere, reportazh për gjakmarrjen në Shqipëri
Corriere, reportazh për gjakmarrjen në Shqipëri
Corriere, reportazh për gjakmarrjen në Shqipëri

Publikuar: 25.09.2011 | 14:20
Lexuar: 876 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime