Drejtori i këtij Instituti, Shaban Memeti thotë se të gjithë duhet të kontribuojmë për zvogëlimin e sëmundjeve të zemrës dhe se Maqedonia i ndjek rekomandimet e Organizatës botërore të Shëndetësisë e ato janë aktivitet fizik, ushqim i mirë, ulje e pirjes së duhanit, ulje e stresit dhe kontrolle të rregullta dhe kontrolle laboratorike.
Sipas statistikave të Institutit për shëndet publik, 57 %e rasteve të vdekjes në Maqedoni në vitin 2010 kanë qenë si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare.
Drejtori i këtij Instituti, Shaban Memeti thotë se të gjithë duhet të kontribuojmë për zvogëlimin e sëmundjeve të zemrës dhe se Maqedonia i ndjek rekomandimet e Organizatës botërore të Shëndetësisë e ato janë aktivitet fizik, ushqim i mirë, ulje e pirjes së duhanit, ulje e stresit dhe kontrolle të rregullta dhe kontrolle laboratorike.
Ndërkaq, në kuadër të shënimit të Ditës botërore të zemrës, Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov sot në komunën Aerodrom mori pjesë në organizimin nën moton "Një botë, një shtëpi, një zemër", ku ekipe të Institutit për shëndet publik kryenin kontrollime preventive të nivelit të sheqerit dhe hemoglobinës në gjak, matjen e shtypjes së gjakut dhe përcaktimin e rrezikut nga trashësia si faktorë për paraqitjen e sëmundjeve të zemrës.
"Mbi 200 qytetarë e shfrytëzuan mundësinë sot të kontrollohen dhe të informohen për preve