E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Partia Liberale në atë kohë kishte pasur përkrahje të vogël të votuesve në Danimarkë, andaj Henrik mendoi se liberalët nuk kanë kurrfarë shansesh. Megjithatë, ndodhi e kundërta, andaj komentuesi politik bëri atë që kishte premtuar.
(Video) Danezi han kapelėn pasi qė liberalėt hynė nė parlament









Një komentues danez i politikës ka përmbushur premtimin e dhënë vitin e kaluar, duke ngrënë kapelën e tij.

Henrik Kuvortrup kohë më parë në një emision direkt televiziv kishte ngrënë kapelën e tij.

Ai për këtë veprim kishte vendosur pasi që vitin e kaluar kishte premtuar se do të bëjë një gjë të tillë nëse liberalët arrijnë të hyjnë në parlament.

Partia Liberale në atë kohë kishte pasur përkrahje të vogël të votuesve në Danimarkë, andaj Henrik mendoi se liberalët nuk kanë kurrfarë shansesh. Megjithatë, ndodhi e kundërta, andaj komentuesi politik bëri atë që kishte premtuar.

Ai ka zier kapelën 12 orë për të zbutur dhe për të humbur shijen e kashtës. Në këtë “specialitet” ai ka shtuar edhe domate, karotë dhe selino. Pasi ka ngrënë një porcion të kapelës së përgatitur, Henrik ka thënë se i ka pëlqyer shumë dhe se pjesën tjetër do ta ha në shtëpi.

Publikuar: 25.09.2011 | 20:02
Lexuar: 579 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime