E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mirëpo të gjitha këto spekulime sipas tyre nuk qëndrojnë askund, sepse ata thonë se vazhdojnë lidhjen e tyre si më parë. Sipas Dafinës ky spekulim është nxjerr me qëllim nga ndonjë koleg apo kolege e saj për të ulur imazhin e suksesit të saj, ku tani këtë vit ajo ka korrur shumë suksese.
Dafina dhe Krenari mohojnė ndarjen e tyre






Ditë më parë kanë qarkulluar fjalë për ndarjen e Dafinës dhe të dashurit të saj Krenarit. Është thënë se Dafina ndahet nga Krenari për shkak se familja e tij ka humbur pasurinë.

Mirëpo të gjitha këto spekulime sipas tyre nuk qëndrojnë askund, sepse ata thonë se vazhdojnë lidhjen e tyre si më parë. Sipas Dafinës ky spekulim është nxjerr me qëllim nga ndonjë koleg apo kolege e saj për të ulur imazhin e suksesit të saj, ku tani këtë vit ajo ka korrur shumë suksese.

“Mendoj se nuk duhet fare të merrem me tabloide të cilat janë joprofesionale, ku burimi i tyre është e pavërteta, ku në to porositen shkrime për të dëmtuar dikë. Mirëpo, për hir të opinionit dhe realitetit, le ta dinë se unë dhe Krenari jemi bashkë dhe se shkrimet në ato tabloide nuk qëndrojnë.

Kam përshtypjen se këto i ka bërë dikush me qëllim, mirëpo me këtë nuk mund të më mposhtin”, ka thënë ajo për “Zëri”. Edhe Krenari është ndjerë mjaftë i mllefosur që familja e tij është bërë pjesë e thashethemeve të cilat thotë se kanë pasur synim prishjen e familjes.

“Kohëve të fundit është lansuar një fushatë shumë e ulët, janë lansuar shumë të pavërteta, ku mes tjerash është përmendur edhe familja dhe gjendja financiare. Dafina dhe unë jemi bashkë dhe të gjitha ato shkrime janë të pasakta.

Unë personalisht jam në përfundim të ndërtimit të hotelit tim, kurse sa i përket tabloideve që kanë lansuar këto të pavërteta mund t’ju them se buxheti për mirëmbajtjen e dy qenve të mi është më i madh se buxheti i krejt stafit të atij tabloidi”, shton ai.

Në këtë ngjarje për lidhjen e Dafinës dhe Krenarit është përmendur edhe Drin Zatriqi menaxheri i saj për të cilin thuhet se ka qenë ndërmjetës i prishjes së kësaj lidhje. Mirëpo të gjitha këto ai i quan trillime të pabaza.

“Të gjitha këto shkrime kohëve të fundit në tabloidet e Shqipërisë janë trillime të ulëta dhe krejtësisht të pa baza. Krenari me Dafinën janë bashkë dhe të lumtur dhe se për këtë e dinë të gjithë së paku ata që çdo ditë i shohin.

Autorët, inspiruesit dhe nxitësit e këtyre shkrimeve kanë pasur për qëllim dëmtimin e imazhit publik të Dafina Zeqirit dhe se unë si menaxher i saj dyshoj se ajo ka qenë e porositur ndoshta edhe nga dikush në estradë, apo edhe nga ndonjë "mik apo mikeshe" për motive xhelozie” përfundon ai.

Dafina tani është e angazhuar me albumin e saj që pritet të lansohet gjatë muajve të vazhdim.

Daffy paralajmëron lansimin e video spotit më të ri SWAG

Këngëtarja Dafina Zeqiri sot në faqen e saj në Facebook ka paralajmëruar adhuruesit e saj se gjatë ditës së sotme do të publikohet videoklipi i këngës “SWAG”, ku këngëtarja është duke punuar ditëve të fundit.

Ne anën tjetër, këto ditë Getoar Selimi dhe Dafina Zeqiri kanë bërë të ditur së kanë përfunduar një këngë të re, duet mes tyre. Kënga do të jetë pjesë e albumit më të ri të Dafina Zeqirit, album i cili pritet të lansohet nga gjatë tetorit.

Publikuar: 26.09.2011 | 08:48
Lexuar: 729 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime