Por, gruaja e mashtruar e cila kishte paguar 345 dollarë për këtë vrasje, vetëm pas tre ditësh e kishte zbuluar se e tëra ishte gënjeshtër, pasi që i kishte parë të dy së bashku duke u përqafuar.
Kjo histori sikurse e Borëbardhës ka ndodhur në Brazil, kur një vrasës i paguar, i quajtur Carlos Roberto de Jesus, është dashuruar në viktimën e tij.
Për të arsyetuar paratë e marra për këtë vrasje të porositur, ai ka falsifikuar ngjarjen duke e mbuluar viktimën me keçap dhe duke ia futur thikën nën sqetull. Këtë pamje ai e ka fotografuar, për tia dërguar si dëshmi gruas së quajtur Maria Nilza Simones, e cila e kishte kontraktuar vrasësin për likuidimin e gruas në fjalë pasi që ajo ishte në lidhje me burrin e saj.
Por, gruaja e mashtruar e cila kishte paguar 345 dollarë për këtë vrasje, vetëm pas tre ditësh e kishte zbuluar se e tëra ishte gënjeshtër, pasi që i kishte parë të dy së bashku duke u përqafuar.
Simones i është drejtuar policisë, duke pretenduar se vrasësi i paguar ia kishte vjedhur asaj 1000 dollarë. Pas arrestimit, Jesus i ka rrëfyer policisë tërë ngjarjen.
Ngjarja ka përfunduar me arrestimin e tre personave, ku çifti i dashuruar akuzohen për zhvatje të parave, ndërsa gruaja që kishte paguar vrasjen akuzohet për tentim vrasje.
Gjatë tërë punës sime në polici, kurrë nuk kam parë e as dëgjuar për një rast të tillë, thotë polici Marconi Lima.