E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëse dëshironi të kuptoni se çfarë është gruaja që iu pëlqen, shikoni buzët e saj. Në fakt, studimi më i ri tregoi se ngjyra e buzëkuqit në buzët e grave zbulon karakterin e saj
Ngjyra e buzėkuqit zbulon karakterin e gruas








Nëse dëshironi të kuptoni se çfarë është gruaja që iu pëlqen, shikoni buzët e saj. Në fakt, studimi më i ri tregoi se ngjyra e buzëkuqit në buzët e grave zbulon karakterin e saj. Gratë që qesin buzëkuq të kuq janë plot vetëbesim dhe kanë jetë më të mirë seksuale, përderisa gratë të prira ndaj ngjyrave më të çelura të së kuqes, kanë karrierë të mirë dhe ardhmëri më të ndritshme afariste.

Ato që më së shumti i pëlqejnë ngjyrat e mbylltë të së kuqes ndjehen seksi dhe sensuale. Buzëkuqi i butë roze e qesin gratë e lumtura që janë jetë të përsosur. Ato që nuk qesin buzëkuq apo vetëm shkëlqime të tejdukshme janë të pasigurta dhe konsiderohen më pak tërheqëse.

Në këtë studim janë përfshirë 3000 gra, e madje 7 në çdo 10 pranuan se ngjyrën e buzëkuqit e zgjedhin sipas disponimit. ¾ e të anketuarve theksuan se vendosja e një buzëkuqi tjetër u ndihmon në përmirësimin e disponimit të keq. “Rezultatet e studimit tregojnë se ngjyra e buzëkuqit që një grua e zgjedh ka ndikim të madh në vetëbesimin e saj. Duke vendosur buzëkuqin e kuq gratë menjëherë ndihen më të sigurta në vete dhe më seksi. Përveç kësaj, buzëkuqi i kuq iu jep grave ndjenjën se kanë gjithçka nën kontroll, andaj kjo ngjyrë nuk është anë e grave të suksesshme afariste”, deklaroi zëdhënësi i online-dyqanit të kozmetikës e cila kreu këtë studim.

Gjatë studimit gratë zbuluan se cilat ngjyra i përdorin zakonisht, e pastaj u përgjigjen në pyetjet për vetëbesimin, lumturinë dhe suksesin e tyre. Madje 55 për qind e të anketuarve deklaruan se vetë procesi i vendosjes së buzëkuqit iu shton vetëbesimin nëse janë të mërzitura. U zbulua se shumica e grave posedon pesë nuanca të ndryshme, e një gjithmonë e bartin me vete në çantë.

Publikuar: 18.06.2009 | 04:33
Lexuar: 1202 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
kaltrina (09/06/2011 20:51:19) cila ngjyr osht me TERHEQESE e Buskuqit ......

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime