Maathai u zgjodh në vitin 2002 deputete dhe ka ushtruar detyrën e ministres për disa kohë. Ajo themeloi lëvizjen Green Belt e cila ka mbjellë 20-30 milion pemë në Afrikës.
Wangari Maathai ka ndërruar jetë sot në moshën 71 vjeç në Nairobi të Kenias pasi prej vitesh vuante nga kanceri. Ajo njihet si femra e parë afrikane që ka marrë çmimin Nobel, pasi e ka marrë këtë çmim në vitin 2004 për promovimin dhe ruajtjen e të drejtave të femrave dhe transparencën e qeverisjes.
Maathai u zgjodh në vitin 2002 deputete dhe ka ushtruar detyrën e ministres për disa kohë. Ajo themeloi lëvizjen Green Belt e cila ka mbjellë 20-30 milion pemë në Afrikës.
Maathai, ishte një profesore e anatomisë veterinare dhe fama e saj u rrit pa fushatës kundër qeverisë për zhdukjen e hapësirave pyjore në fund të 1980-90.
Gjatë kësaj kohe ajo u arrestua disa herë dhe është keqtrajtuar. Gjatë fjalimit në dorëzimin e çmimit Nobel, ajo tha se shpresonte që vlerësimi i rolit të saj të inkurajonte fermat për të ngritur zërin dhe të kërkojnë më shumë vend në udhëheqje.