Megjithatë nga ana tjetër evropianët konsiderojnë se nga tregu i vetëm dobi kanë vetëm firmat e mëdha, por jo edhe qytetarët e varfërit dhe të privuar nga të drejtat. Me qëndrimin e këtillë pajtohen 52 për qind e të anketuarve.
Qytetarët evropian në përgjithësi janë të kënaqur nga mundësitë që i ofron tregu i vetëm evropian, së pari pasi ai ofron zgjedhje më të madhe të prodhimeve, tregon anketa e Eurobarometrit.
Siç njoftoim korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, madje 74 për qind e qytetarëve të anketuar të BE-së si shkak kryesor për raportin pozitiv ndaj tregut të vetëm evropian, e kanë theksuar pikërisht zgjedhjen më të madhe të prodhimeve. Si arsye të dytë për raportin pozitiv ndaj tregut të vetëm evropian e kanë theksuar qëndrimet për hapjen e vendeve të punës.
Megjithatë nga ana tjetër evropianët konsiderojnë se nga tregu i vetëm dobi kanë vetëm firmat e mëdha, por jo edhe qytetarët e varfërit dhe të privuar nga të drejtat. Me qëndrimin e këtillë pajtohen 52 për qind e të anketuarve.
Pothuajse një e treta e evropianëve, gjegjësisht 28 për qind, mendojnë për të kërkuar punë jashtë.
Është interesant nga anketa e Eurobarometrit që shumë evropianë nuk janë të vetëdijshëm për përparësitë të cilat i ofron tregu i vetëm.