E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Është shpallur konkurs i ri për zgjedhje të konsultantit për katër falimentuesit më të mëdhenj, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi para fillimit të konferencës ndërkombëtare për klasterë.
Besimi:Konkurs i ri pėr zgjedhje tė konslutantit pėr katėr falimentuesit mė tė mėdhenj











Është shpallur konkurs i ri për zgjedhje të konsultantit për katër falimentuesit më të mëdhenj, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi para fillimit të konferencës ndërkombëtare për klasterë.

Sipas Besimit, përmbajtja e ofertave që kanë arritur në tenderin e fundit nuk ka korresponduar me analizat e kërkuara për kompanitë.

"Duke pasë parasysh se me masat antikrizë është ndryshuar struktura e kapitalit në këto kompani pati nevojë përsëri të shpallet ky konkurs, në mënyrë që të tërhiqen shtëpitë ndërkombëtare revizore, konsultante, që ndërkaq, do të tërheqin investues seriozë", theksoi Besimi.

Në pyetjen gazetareske se si e komenton reagimin e Komisionit evropian rreth vendosjes së kuadrit partiak për njeri të parë të Komisionit të pavarur rregullator, Besimi u përgjigj se ende nuk e ka dëgjuar deklaratën nga Brukseli.

"Nuk e kam dëgjuar deklaratën nga Komisioni evropian. Komisioni rregullator është trup i Kuvendit, atje zgjedhet dhe atje është filtri ku vendoset për kompetencat dhe përkatësinë e kandidatëve. Nuk bëhet fjalë për kuadër të BDI-së, nuk mund të them nëse është njeri i partisë apo jo", tha Besimi.

Publikuar: 18.06.2009 | 06:02
Lexuar: 452 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime