E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Më tej në intervistë kryeministri Berisha ka theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti më i lartë i vendit dhe qeveria do të bëjë më të mirën për të arritur atë çfarë kërkohet.
Berisha: Integrimi nė BE, prioritet i vendit tim







Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një intervistë të dhënë për CNN, ka deklaruar se pavarësisht krizës ekonomike në të cilën ndodhet Evropa, Shqipëria synon të jetë pjesë e këtij bashkimi.

Pyetjes së gazetares së CNN se përse Shqipëria mbetet e etur për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian në kushtet që kriza ekonomike nuk është vetëm beteja e Greqisë, Kryeministri i është përgjigjur duke shprehur bindjen e thellë se vendet evropiane pavarësisht ekzistencës së një krize të rrezikshme, kanë fuqinë, për ta tejkaluar atë.

“Është e vërtetë që është një krizë serioze, por kam besimin e thellë se kombet evropiane kanë të gjithë potencialet për ta kaluar atë, dhe Shqipëria nuk ka asnjë arsye për të ngadalësuar përpjekjet e saj për integrimin evropian, për shkak të kësaj krize. Unë besoj se Euro, pavarësisht vështirësive momentale, do të vazhdoj, dhe do të mbahet ndoshta si një nga trashëgimitë më të mira të Evropës, të të gjitha kohërave”, ka deklaruar Kryeministri, Sali Berisha.

Më tej në intervistë kryeministri Berisha ka theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti më i lartë i vendit dhe qeveria do të bëjë më të mirën për të arritur atë çfarë kërkohet.

“Unë mbetem në ankth dhe integrimi në BE është dhe do të mbetet projekti i prioritetit më të lartë i vendit tim. Ne do të bëjmë më të mirën për të arritur çfarë kërkohet: standarde, norma, praktika, për ta merituar atë. Unë e konsideroj një proces plotësisht të bazuar ne merite”, theksoi Berisha.

Edhe një herë kryeministri Berisha ka shprehur besimin se kombet evropiane i kanë të gjitha potencialet për të kaluar këtë krizë, sikurse dhe Shqipëria ka të gjitha potencialet për të qenë pjesë e një Evropë të zhvilluar.

Këto mesazhe kryeministri Berisha i ka përcjellë në të gjitha intervistat qe ka patur për mediet më prestigjioze duke ftuar kompani të fuqishme botërore të investojnë në Shqipëri, pasi Shqipëria ofron mundësi të shkëlqyera.

Publikuar: 27.09.2011 | 14:19
Lexuar: 372 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime