E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ajo në një deklaratë për Dojçe Velen thekson se edhe pse delegacioni i BE-së është pa njeri të parë nga fundi i gushtit, kjo nuk do të thotë se ka ndërprerje në komunikimin me autoritetet në Shkup ose se kjo disi mund të pasqyrohet në raportin e vendit.
BE-ja nuk do tė emėrojė ambasador tė ri nė Maqedoni para publikimit tė raportit






Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Maqedoni nuk do të bëhet i ditur para publikimit të raportit vjetor të Komisionit Evropian për progresin e vendit, thotë Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Eshton.

Ajo në një deklaratë për Dojçe Velen thekson se edhe pse delegacioni i BE-së është pa njeri të parë nga fundi i gushtit, kjo nuk do të thotë se ka ndërprerje në komunikimin me autoritetet në Shkup ose se kjo disi mund të pasqyrohet në raportin e vendit.

Ushtruesi i detyrës në delegacion Robin Lidl, bashkëpunon me autoritetet vendore dhe e informon Brukselin për ngjarjet në vend.

Nga Kabineti i Eshtonit nuk komunikojnë se kur do të bëhet i ditur pasardhësi i Peter Sorensenit, i cili në funksionin në Maqedoni ishte vetëm disa muaj, pas së cilës është dërguar në mision diplomatik në Sarajevë. Dihet vetëm se për pozicionin në Shkup janë paraqitur 17 kandidatë.

"Procedura zhvillohet dhe qëllimi i përfaqësuese së lartë Eshton është që të emërojë shef të ri të delegacionit në Shkup sa më shpejt që është e mundur", thotë Kocijançiç dhe shton se zgjedhjen përfundimtare duhet ta bëjë shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton.

Publikuar: 27.09.2011 | 15:00
Lexuar: 346 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime