Raundi i fundit mes palëve ka qenë ai i dy shtatorit në Bruksel, ku u arritën dy marrëveshje, ajo për vulat dhe doganat, si dhe ajo për regjistrin kadastral.
- Në Bruksel sot do të fillojë raudni i ri dyditor i dialogut midis përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE-së.
Megjithatë, burime pranë delegacionit kanë deklaruar se ende nuk është e sigurtë nëse bisedimet që do të zgjasin dy ditë do të zhvillohen ashtu siç ishte parashikuar.
Sipas burimeve, të cilave iu referohen RTK-së, pala serbe, në veçanti kryenegociatori Borko Stefanovic, ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.
Burimet shtojnë më tej se në këtë raund bisedimesh është planifikuar të diskutohet për bashkëpunimin rajonal.
Negociatorja kosovare, Edita Tahiri deklaroi se mes temave që do të trajtohen këtë herë do të jenë edhe telekomunikacioni e energjia.
Megjithatë, Tahiri theksoi se do të preket edhe vonesa e zbatimit të pesë marrëveshjeve të arritura në raundet e mëparshme.
"Ne si qeveri do të shtrojmë çështjen e moszbatimit të marrëveshjes për tregtinë e lirë dhe atë të vulave doganore", deklaroi Tahiri.
Ajo shtoi se, bisedimet do vazhdojnë deri në momentin kur Bashkimi Evropian të shterojë të gjitha mjetet diplomatike për të bërë presion ndaj Beogradit për zbatimin e pakteve.
Raundi i fundit mes palëve ka qenë ai i dy shtatorit në Bruksel, ku u arritën dy marrëveshje, ajo për vulat dhe doganat, si dhe ajo për regjistrin kadastral.
Marrëveshjet në fjalë u cilësuan si shumë të rëndësishme nga Prishtina zyrtare. Vetë Tahiri deklaroi se me këto pakte shteti serb ka pranuar pavarësinë e Kosovës në fushën e doganave.