Parimet parisiane janë miratuar në mbledhjen në Francë në vitin 2007 me qëllim që të pengohet rekrutimi i fëmijëve ushtarë, të mbrohen fëmijët viktima të luftës dghe të ndihmohet në reintegrimin në shoqëri të atyre të cilët janë detyruar me dhunë të luftojnë.
- Qindra vende deri tani e kanë nënshkruar Marrëveshjen ndërkombëtare, me të cilën bëhen tentime të pengohet që fëmijët me forcë të detyrohen të luftojnë, kumtuan Kombet e Bashkuara.
Gjatë seancës së Këshillit të sigurisë të KB-së, dokumentin e nënshkruan Angola, Bosnja e Hercegovina, Armenia, Kosta Rika dhe San Marino.
"Nënshkruesit e rinj dhe përkrahja për aksion kundër fëmijëve ushtarë tregon se po mobilizohet bashkësia ndërkombëtare që ta ndërpresë këtë fenomen të padurueshëm. Kaloi koha e paralajmërimit. Patjetër duhet të shohim se çka funksionon, e çka jo. Momenti i fundit është të fillojë të funksionojë drejtësia", deklaroi ministri francez për të Drejtat e Njeriut, Fransoa Zimere.
Parimet parisiane janë miratuar në mbledhjen në Francë në vitin 2007 me qëllim që të pengohet rekrutimi i fëmijëve ushtarë, të mbrohen fëmijët viktima të luftës dghe të ndihmohet në reintegrimin në shoqëri të atyre të cilët janë detyruar me dhunë të luftojnë.
Në vitin 2010 UNICEF dhe agjencitë e tjera ndihmuan gjatë lirimit dhe reintegrimit të rreth 10.000 fëmijëve të lidhur me ushtritë ose grupet e armatosura.
Në listën e zezë të KB-së për shkak të fëmijëve ushtarë janë Afganistani, Burundi, Republika Qendrore Afrikane, ÇAD, Kolumbia, RD Kongo, Iraku, Mianmari, Nepali, Filipini, Somalia, Sri-Lanka, Sudani dhe Uganda.
Kina, Rusia dhe Pakistani janë mes vendeve të cilat deri tani refuzuan ta nënshkruajnë deklaratën.