E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Kontributi i tyre në afirmimin e qytetit në fushën e sportit është i denjë për respekt", tha kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani pas pritjes të organizuar në nder të tyre dhe paralajmëroi se meçet e ardhshme do të jenë nën patronazhin e pushtetit lokal.
Boksierėt Nuri dhe Sefer Seferi qytetarė nderi tė Gostivarit


Pasi që i mbrojtën titujt kampion evropianë në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBA, Nuri Seferi dhe vëllau i tij Sefer Seferi, u bënë qytetarë nderi të komunës së Gostivarit.

Si çmim për sukseset e arritura në sport, vëllezërit Seferi, të cilët momentalisht jetojnë në Zvicër, krahas urimeve morën mirënjohje dhe çmim simbolik në të holla.

"Kontributi i tyre në afirmimin e qytetit në fushën e sportit është i denjë për respekt", tha kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani pas pritjes të organizuar në nder të tyre dhe paralajmëroi se meçet e ardhshme do të jenë nën patronazhin e pushtetit lokal.

Vëllezërit Seferi me entuziazëm e pranuan mbështetjen e ofruar.

"Për ne si sportistë, ky është nderi i madh dhe ju falenderohemi për pritjen e përzemërt, urimet e sinqerta dhe për mbështetjen. Me të vërtetë jemi të prekur dhe me kënaqësi të madhe e pranojmë idenë që të jemi qytetarë nderi të Gostivarit", tha Nuri Seferi.

Të shtunën, Nuri Seferi kundër boksierit belg Toni Inglerst e mbrojti titullin kampion evropian dhe paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të atakojë në titullin botëror në versionin WBC.

Vëllezërit Seferi janë boksierë profesionistë dhe janë me origjinë nga fshati Koritë në Gostivar. Nuriu është kampion aktual evropian, ndërsa Seferi kampion interkontinental.

Publikuar: 27.09.2011 | 16:09
Lexuar: 731 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime