E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini thotë se si rezultat i rritjes së numrit të turistëve nga jashtë në 6 muajt e parë të këtij viti të ardhurat devizore nga turizmi kanë shënuar rritje prej 18.5 %. Sipas Sraçinit për dallim nga viti 2011 në 2012-tën subvencionimi për turizmin do të shkojë në 60 milion denarë.













Në shënimin e ditës ndërkombëtare të turizmit 27 shtatorin, ministria e Ekonomisë prezantoi rezultatet sipas të cilave në Maqedoni këtë vit ka pasur 9.1 % më tepër turistë se sa vitin e kaluar, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 25 %.

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini thotë se si rezultat i rritjes së numrit të turistëve nga jashtë në 6 muajt e parë të këtij viti të ardhurat devizore nga turizmi kanë shënuar rritje prej 18.5 %. Sipas Sraçinit për dallim nga viti 2011 në 2012-tën subvencionimi për turizmin do të shkojë në 60 milion denarë.

“Veçanërisht do të kisha cekur faktin se është rritur edhe numri i vendeve të reja të punës për 38 % në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, ndërsa të ardhurat devizore në vend janë rritur për 18.5 % apo për 98 milion dollarë”, tha Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë.

Në kuadër të kësaj ditë, më të mirët në fushën e turizmit morën edhe shpërblime për afirmimin dhe zhvillimin e turizmit. Në mesin e tyre ndodhet edhe manifestimi “Tingujt e Çarshisë” i cili sipas drejtores së qendrës informative kulturore Sermine Purini synon të bëhet manifestim javor.

”Prej tani veç mendoj se si do të realizoj dhe do ta realizojmë që të jetë një manifestim 24 orësh, por në bashkëpunim edhe me esnafin e çarshisë, ministrinë e Ekonomisë edhe me institucione të tjera dhe komuna e Çairit së bashku të gjithë të organizojmë që 1 javë çarshia të jetë 24 orë e hapur.

Duke ju falënderuar mediave sidomos Alsatit dhe të tjerëve dhe informimi shkon deri të publiku jonë dhe unë jam shumë e kënaqur se sa janë të vizituara këto manifestime nga të gjitha moshat”, tha Sermine Purini, drejtoreshë e qendrës informative kulturore.

Shpërblime për kontributin e dhënë në afirmimin e Maqedonisë dhe zhvillimin e turizmit morën edhe tre hotele, odat turistike dhe ekonomike të vendit dhe 3 manifestimet të cilat kanë ndikuar në rritjen e numrit të turistëve në mesin e të cilave janë fushata qeveritare “Hulumtoje Maqedoninë dhe manifestimi “Tingujt e Çarshisë.

Publikuar: 27.09.2011 | 16:27
Lexuar: 1271 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime