E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ka miliona njerëz nga Ballkani jashtë vendeve dhe nuk dëshirojmë t'i humbasim ata," tha për SETimes presidenti i FEBA-s Aras Konjhoxhiç, duke e përshkruar diasporën si veçanërisht të rëndësishme në krijimin e begatisë në Ballkan.
Takimi i nivelit tė lartė mbi Ballkanin nė Nju Jork lavdėron bashkėpunimin rajonal





Gjatë takimit të një niveli të lartë në Nju Jork javën e shkuar, udhëheqësit ballkanikë dhanë një mesazh të fortë në mbështetje të pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal, pavarësisht nga dallimet që mbeten.

Konferenca e tretë vjetore Federata e Shoqatave Ballkanike Amerikane (FEBA) mblodhi së bashku kryeministrat e Turqisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Shqipërisë, BiH-së dhe Kosovës. Studentë dhe anëtarë të diasporës ishin mes gati 2,000 të ftuarve që ndoqën veprimtarinë e quajtur "Harta Udhëzuese 2011 -- Piketa për të Arritur një Gjuhë të Përbashkët".

"Ka miliona njerëz nga Ballkani jashtë vendeve dhe nuk dëshirojmë t'i humbasim ata," tha për SETimes presidenti i FEBA-s Aras Konjhoxhiç, duke e përshkruar diasporën si veçanërisht të rëndësishme në krijimin e begatisë në Ballkan.

Në një forum biznesi të pasdites, ekspertët ekonomikë theksuan rolin e Turqisë si një motor rajonal i rritjes, por nuk ranë dakort mbi fatin e zonës euro dhe të vetë BE-së.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Turqisë Ibrahim Turhan shpjegoi se tregjet në zhvillim -- të tilla si ato në Ballkan -- do të luajnë një rol të rëndësishëm në rritje. Tregje të tilla, tha ai, priren të jenë më të shqetësuara me stabilitetin ekonomik sesa me rritjen.

"Kur krahasohen me tregjet e përparuara, politikat në tregjet në zhvillim janë më të forta dhe më premtuese," tha Turhani për SETimes.

Sipas Turhanit, dinamizmi dhe premtimi ekonomik i Ballkanit siguron të gjithë bazat që rajoni të kontribuojë pozitivisht në BE.

"Që të ndodhë kjo, bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit është kryesor dhe duhet të ndërmarrim të gjitha mundësitë në dispozicion për lidhje, si kjo konferencë, për të ndërtuar lidhje dhe bashkëpunim më të fortë, veçanërisht në një bazë rajonale," tha Turhani.

Pjesa e mbrëmjes e takimit të nivelit të lartë filloi me kryeministrat që hynë në Qendrën Javitz mes duartrokitjeve breshëruese.

"Ky është deri tani takimi më i mirë dhe më i madh ballkanik i gjithë jetës sime. Ju përshëndes," tha Sali Berisha i Shqipërisë.

Si një shembull të dinamizmit ekonomik të rajonit, Berisha citoi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Shqipërisë me Turqinë, të nënshkruar katër vjet më parë. "Në periudhën 2005-10, tregtia është rritur katër herë, një gjendje fitimprurëse e qartë për cilindo." Ai rreshtoi energjinë dhe turizmin si dy fushat më të dëshirueshme për investim dhe zhvillim.

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ndërkohë, theksoi lidhjet historike të vendit të tij me vendet e Ballkanit, duke vënë në dukje se miliona shtetas të trashëgimisë ballkanike jetojnë në Turqi.

"Kjo do të thotë se gjithshka lidhur me Ballkanin është me interes për ne," tha Erdogani.

Në një intervistë me SETimes, Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski tha se veprimtaria simbolizon angazhimin e rajonit për të bashkëpunuar, duke e quajtur atë në vetvete një ide vizionare.

"Sfida qëndron në atë sesi të përshtasim veten më shpejt dhe në mënyrë më të efektshme," tha ai, duke shtuar se "vetëm së bashku mund t'u përgjigjemi kërkesave të shtetasve për begati."

Lidhur me përpjekjet për të përmirësuar klimën e investimeve, Gruevski tha për SETimes se Maqedonia nuk ka lënë asgjë pa nisur tashmë, duke përfshirë hapjen e zonave ekonomike të lira për investitorët, si rezultat i të cilës rritja ekonomike e vendit arriti në 5.2%.

"Maqedonia ka taksat e kostot lidhur me investimet më të ulta dhe një forcë punëtore të arsimuar mirë, si rezultat i të cilës interesi i investimeve vazhdon të rritet. Për shembull, Johnson Controls u kthye të investojë përsëri; ajo rreshtoi kushtet e mira të ofruara, forcën punëtore të arsimuar si dhe komunikimin e shkëlqyer me institucionet qeveritare si arsye," tha Gruevski për SETimes.

Publikuar: 28.09.2011 | 00:59
Lexuar: 303 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime