E teksa ajo e gjora u kërkonte fotografëve që po ndiqnin Hiltonin për tia thyer kartmonedhën në qindarka, vetë bjondia amerikane e mallëngjyer ka vazhduar të shpërndajë dollarë përgjatë varfanjakëve e lypsëve, duke harxhuar të gjitha që kishte në xhep për një total prej rreth 2000 dollarësh.
Aq zemërgjërë është bërë Paris Hilton, sa tani ka nisur të shpërndajë edhe para nëpër rrugë... Trashëgimtarja e famshme amerikane ka qenë në Indi, aty ku sështë kursyer në ndihmë të të varfërve. Fillimisht i kërkoi shoferit që të ndalonte për ti hedhur një 100 dollarësh një gruaje me një fëmijë në krahë.
E teksa ajo e gjora u kërkonte fotografëve që po ndiqnin Hiltonin për tia thyer kartmonedhën në qindarka, vetë bjondia amerikane e mallëngjyer ka vazhduar të shpërndajë dollarë përgjatë varfanjakëve e lypsëve, duke harxhuar të gjitha që kishte në xhep për një total prej rreth 2000 dollarësh.
India është shumë e bukur ka komentuar në Tweeter -, por disa zona janë të pushtuara nga varfëria. Më qan zemra kur shoh fëmijët të flenë nëpër rrugë.
Tashmë ngrihet dyshimi nëse vërtet e ka ndjerë atë që bëri, apo ishte thjesht lëvizje marketingu për të tërhequr vëmendjen në lidhje me arsyen e vërtetë të vizitës së tij në Indi: hapjen e një dyqani çantash të "brand"-it të saj...