E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Nëse shikojmë drejt të ardhmes ajo që do të jetë më e rëndësishme nga ministri evropian i Financave (nuk kam asgjë kundër ministrit evropian të Financave) është që të mendohet për kryetarin e BE-së", deklaroi Shojble për "Cajt"-in
Shojble, politikani gjerman qė do tė zgjedh kryetarin e BE-sė











Ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble përsëri u angazhua për zgjedhje të drejtpërdrejtë dhe universal të kryetarit të Bashkimit Evropian, transmetuan mediat franceze, duke iu referuar intervistës së Shojbles për gazetën "Cajt", që do të publikohet nesër.

"Nëse shikojmë drejt të ardhmes ajo që do të jetë më e rëndësishme nga ministri evropian i Financave (nuk kam asgjë kundër ministrit evropian të Financave) është që të mendohet për kryetarin e BE-së", deklaroi Shojble për "Cajt"-in.

Në pyetjen "a duhet që kryetari i BE-së të zgjidhet drejtpërdrejtë", Shojble me përgjigje pozitive.

"Po. Në fillim jemi pyetur: Si është e mundur? Cilët kandidatë? Çfarë gjuhe duhet të flasë një kryetar? Por kjo nuk është thelbi i pyetjes", tha ai.

"Pas fushatës së parë zgjedhore, Evropa ka bërë një hap para. Këto janë ndryshime", shtoi Shojble, duke shprehur se zgjedha e kryetarit të BE-së është mënyrë e dëshiruar për të ardhmen. Qëllimi, i cili do ta shpejtojë integrimin.

Ministri gjerman (69) është njëri ndër ithtarët më të kujdesshëm të integrimit evropian në Gjermani dhe është kritikuar në mënyrë të hapur madje edhe në partin e tij konservative Unioni demokratik-krishterë (CDU) i kancelares Angela Merkel.

Publikuar: 28.09.2011 | 15:14
Lexuar: 367 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime