Sipas Rovenës videoklipi po xhirohet në Krujë, qytetin historik dhe shumë i dashur për të. Arsyeja përse kam vendosur të xhiroj në Krujë këtë videoklip është se kam dashur të sjell diçka të veçantë dhe të bukur për adhuruesit. Videoklipi i këngës Kanagjeqi është duke u xhiruar në muret e vjetra të Kalasë së Krujës, qytetit tonë historik.
Këngëtarja Rovena Stefa gjithnjë e më shumë po mundohet të sjellë risi dhe freski në skenën muzikore. Ajo ka disa ditë që ka nisur xhirimet për këngën Kanagjeqi, këngë që bën pjesë në albumin e ri.
Sipas Rovenës videoklipi po xhirohet në Krujë, qytetin historik dhe shumë i dashur për të. Arsyeja përse kam vendosur të xhiroj në Krujë këtë videoklip është se kam dashur të sjell diçka të veçantë dhe të bukur për adhuruesit. Videoklipi i këngës Kanagjeqi është duke u xhiruar në muret e vjetra të Kalasë së Krujës, qytetit tonë historik.
Jemi duke bërë një punë të madhe. Teksti i këngës përkon plotësisht me skenat xhiruese të kripit, andaj pres suksese në të, ka thënë ajo për Zëri. Rovena ka menduar që gjatë këtij viti të lansojë edhe disa këngë të reja, me të cilat do të paraqitet edhe në programet e Vitit të Ri. Kënga Kanagjeqi patjetër se do të bëjë pjesë në këngët e reja realizuar për programet e Vitit të Ri, por për festat e fundvitit kam në plan të realizoj edhe disa këngë tjera, ka përfunduar ajo.