E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bejta e njoftoi z.Valter me të arriturat, sfidat dhe planet për në të ardhmen në sferën e Decentralizimit si shtyllë kryesore e Marrëveshjes së Ohrit.
Takim , Bejta - Valter





Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, priti në një takim Raportuesin e komisionit për respektim të obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës Robert Valter.

Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit me theks të veçantë implementimi i Decentralizmit dhe situata politike në Republikën e Maqedonisë pas zgjedhjeve parlamentare, ishin temat për të cilët biseduan ministri Nevzat Bejta dhe përfaqësuesi i këshillit të Evropës Robert Valter.

Bejta e njoftoi Valter me të arriturat, sfidat dhe planet për në të ardhmen në sferën e Decentralizimit si shtyllë kryesore e Marrëveshjes së Ohrit.

Ministri Bejta i tha Valter se në përgjithësi procesi i decentralizimit shkon mirë dhe se qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kanë fituar shumë nga faza e parë të decentralizimit. Kurse sa u takon zgjedhjeve të fundit në vend, Ministri Nevzat Bejta, tha se këto zgjedhje ishin ndër më të mirat që janë organizuar ndonjëherë në Maqedoni.

Publikuar: 28.09.2011 | 21:00
Lexuar: 417 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime