Armata pakistaneze e mbështetur nga artileria sot ka vrarë rreth 50 talibanë në rajonin në veriperendim të vendit, pranë kufirit me Afganistanin, ku besohet se strehohen mijëra militantë dhe kreu i tyre Baitullah Mehsud.

Një gjeneral i ushtrisë pakistaneze për agjenitë botërore ka deklaruar se rajoni i Vaziristanit është qendra e rezistëencës talibane. ""Deri tani, ka vetëm xhepa të rezistencës. Terroristët janë në arrati. Nuk komandojnë njësitet e tyre. Ato nuk janë në gjendje të organizojnë një reagim të integruar." theksoi gjenerali Sajjad Ghani. Sipas tij, në mesin e 50 talibanëve të vrarë ka pasur edhe shtetas të shteteve arabe dhe Uzbekistanit.
Autoritetet pakistaneze po përgatiten për të lejuar 2 milion banorëve të rajoneve në jug të vendit, për t'u kthyer në shtëpitë e tyre, pasi arriti të dëboj talibanët.