Manifestimin, i cili do të zgjasë deri të shtunën, zyrtarisht do ta hapë zëvendës-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Zoran Konjanovski.
Në rrugën "Maqedonia" në Shkup prej sot fillon manifestimi i "Ditëve të mjaltit të Maqedonisë" që tradicionalisht e organizon komuna Qendër në bashkëpunim me ndërmarrjen për prodhimin e mjaltit "Matica" dhe Federatës së fermerëve të Maqedonisë.
Prej këtij viti, në organizimin e manifestimit është kyçur edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Manifestimin, i cili do të zgjasë deri të shtunën, zyrtarisht do ta hapë zëvendës-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Zoran Konjanovski.
Mu para fillimit të manifestimit, në disa shkolla fillore në komunën Qendër do të mbahen ligjërata edukative në të cilat kultivues profesionistë të mjaltit do të flasin për karakteristikat e dobishme të mjaltit, mënyrën e krijimit të tij dhe rëndësinë e tij në ushqim. Ligjëratat mbahen me qëllim që fëmijët ti pasurojnë njohuritë e tyre për karakteristikat e dobishme dhe përfitimet nga përdorimi i mjaltit.