Punëtoritë në temë vullnetarizëm dhe menaxhim me projektet që i mbajnë ekspertët nga e tërë Evropa u ndihmuan pjesëmarrësve që t'i zbatojnë në të ardhmen projektet e tyre shkollore bilaterale dhe trelaterale.
Mbi 200 nxënës dhe mësimdhënës nga 103 shkolla nga Evropa e Mesme dhe Lindore nga të cilat 10 nga Maqedonia, morën pjesë në garën e sivjetmë në temë vullnetarizëm në kuadër të Rrjetit ndërkombëtar të shkollave fillore dhe të mesme (ACES) për vitin 2011/2012 që sot është mbajtur në Sarajevë, BeH.
Punëtoritë në temë vullnetarizëm dhe menaxhim me projektet që i mbajnë ekspertët nga e tërë Evropa u ndihmuan pjesëmarrësve që t'i zbatojnë në të ardhmen projektet e tyre shkollore bilaterale dhe trelaterale.
Qëllimi i ACES-it është që të mundësohet edhe të përparohet dialogu interkulturor dhe bashkëpunimi i njerëzve të rinj me qëllim që të krijohet rrjet i përhershëm përmes së cilës do të shkëmbehen mendime, mësime dhe inovacione.
Në garë marrin pjesë shkollat e mesme të Maqedonisë "Taki Daskalo" nga Manastiri, NOVA nga Shkupi dhe ASUC "Boro Petrushevski" nga Shkupi, si dhe shkollat fillore "Dimitar Miladinov" nga Shkupi, "J.B. Tito" nga Struga, "Cirili dhe Metodi" nga Prilepi, "Vasil Glavinov" nga Velesi, "Strasho Pinxhur" nga Negotina, "Murat Labunishti" nga Struga dhe "Stiv Naumov" nga Manastiri.