Erdogan theksoi se dy vendet kanë një histori dhe kulturë të përbashkët, e cila njihet edhe nga lidhjet ndërnjerëzore të miqësisë. theksoi edhe se personalisht do të angazhohet për rritjen e investimeve turke në Maqedoni.
- Maqedonia dhe Turqia nuk kanë çështje të hapura politike, do ta përforcojnë veç më bashkëpunimin e ngushtë bilateral dhe do ta intensifikojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin tregtar-ekonomik. Turqia në mënyrë të përforcuar do të vazhdojë që ta përkrahë Maqedoninë në procesin e integrimit të saj euroatlantik.
Këtë sot e potencuan në pres-konferencë kryeministrat e dy vendeve Nikolla Gruevski dhe Rexhep Taip Erdogan, i cili sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Erdogan theksoi se dy vendet kanë një histori dhe kulturë të përbashkët, e cila njihet edhe nga lidhjet ndërnjerëzore të miqësisë. theksoi edhe se personalisht do të angazhohet për rritjen e investimeve turke në Maqedoni.
Ai kërkoi që Maqedonia ta marrë vendin e merituar në NATO dhe në BE. I pyetur për kontekstin e emrit dhe bllokadat nga ana e Greqisë, Erdogan theksoi se Maqedonia ka të drejtë natyrore që ta përdorë emrin e saj, ndërsa qëndrimi grek për të është pakuptimtë.
Kryeministri i Maqedonisë Gruevski, edhe një herë i konstatoi lidhjet e shkëlqyeshme, ndërsa fakt më i mirë për miqësi, theksoi, është Marrëveshja për partneritet strategjik i nënshkruar me Turqinë.
Ai shprehu falënderim ndaj Turqisë për përkrahjen që e jep në përfshirjen e Maqedonisë drejt NATO-s dhe në ruajtjen e identitetit tonë.
Presidenti Ivanov u takua me kryeministrin turk Erdogan
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot e priti Rexhep Taip Erdoganin, kryetar i Qeverisë së Republikës së Turqisë.
Bashkëbiseduesit, kumtoi Kabineti i presidentit, konstatuan dhe shprehën kënaqësi nga niveli mjaft i lartë i raporteve të përgjithshme politike mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë, të cilat u karakterizuan me frymën e miqësisë, shkallës së lartë të besimit dhe mungesës së çështjeve të hapura.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin e thellë të dy shteteve në shumë fusha, me ç'rast është konstatuar se marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Turqisë, të përcjellura me takimet e rregullta në nivel më të lartë, mund të shërbejnë si shembull për bashkëpunimin pozitiv mes vendeve të rajonit.
Presidenti Ivanov duke shprehur falenderim për mbështetjen që Republika e Maqedonisë e merr nga Republika e Turqisë në Aleancën veriatlantike, nënvizoi se Maqedonia, e cila i plotësoi kushtet për anëtarësim në NATO, e çmon lartë aktivitetin turk rreth kësaj çështje.
U shkëmbyen mendime dhe informacione për gjendjen e dy shteteve në proceset integruese të BE-së. Kryeministri Erdogan theksoi se Republika e Maqedonisë gjothmonë mund të konsiderojë në mbështetjen e pakushtëzueshme nga Republika e Turqisë, qëndon në kumtesë.
Kryeministri Erdogan theksoi se vëmendje të veçantë i kushton intensifikimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik me Republikën e Maqedonisë. U shpreh kënaqësi e ndërsjellë që më lartë në axhendën e bashkëpunimit të ndërsjellë është ekonomia dhe konstatuan se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve përparojnë drejt nivelit të dëshiruar.
Presidenti Ivanov theksoi se është i inkurajuar nga niveli i investimeve turke në Maqedoni dhe në rajon, si dhe nga paralajmërimet për përhapje të mëtutjeshme të këtij bashkëpunimi. Sipas presidentit Ivanov, dinamika e rritur e ekonomisë turke hap mundësi serioze për vendin tonë.
Marrëdhëniet e afërta kulturore mes dy vendeve dhe kontaktet mes komuniteteve etnike në dy vendet kontribuojnë dukshëm drejt miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimit, konkluduan bashkëbiseduesit. Presidenti Ivanov e theksoi të kaluarën e përbashkët të të gjitha shteteve ballkanike dhe nevojën që të ndahen traditat që na afrojnë, traditat e bashkëpunimit, bashkëjetesa dhe transparenca e njërit ndaj tjetrit, thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentit.
Takim i kryetarit të Kuvendit Veljanovski me kryeministrin turk, Erdogan
Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski pasdite realizoi takim me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Veljanovski në takimin ka shprehur kënaqësi nga marrëdhëniet e mira dhe miqësore tradicionale mes dy shteteve. Iu falënderua për përkrahjen konsekuente dhe konstruktive të Turqisë dhe për solidaritetin me Maqedoninë në integrimet euroatlantike, e posaçërisht për përdorimin parimor të emrit kushtetues të vendit tonë në marrëdhëniet bilaterale dhe në planin ndërkombëtar.
Veljanovski ka shprehur bindje se intensifikimi i marrëdhënieve politike me vete sjell përfitim të madh për qytetarët që shprehet përmes zgjerimit edhe të bashkëpunimit ekonomik. Ai, sipas kumtesës së pres-shërbimit kuvendor, theksoi se Turqia është mes 10-të partnerëve tanë më të rëndësishëm tregtarë, me vëllim të këmbimit tregtar në vitin 2010 prej 310 milionë dollarë, që pritet deri në fund të vitit të arrijë 400 milionë dollarë. Në këtë drejtim ka shprehur kënaqësi të madhe nga hapja e aeroportit të ri të Shkupit "Leka i Madh", i cili është nën koncesion të kompanisë ndërkombëtare turke TAV dhe i cili u bë më bashkëkohori në Ballkan dhe paraqet referencë për projekte të ardhshme turke në Maqedoni.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë u përqëndrua edhe në bashkëpunimin në mbrojtje dhe përkrahjen logjistike nga ana turke në planin e pajisimit, edukimit dhe stërvitjes së ARM-së me ndarjen e donacioneve të konsiderueshme, si dhe në bashkëpunimin tjetër në segmetet e sigurisë. Ai ka shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm parlamentar dhe e ka ftuar kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Kemil Çiçek që ta vizitojë Maqedoninë gjatë vitit të ardhshëm.
Lidhur me proceset integruese euroatlantike, Veljanovski ka shprehur falënderim për përkrahjen parimore, të hapur dhe të fuqishme të Turqisë për integrimin e Maqedoninë në NATO, që, thuhet në kumtesë, posaçërisht erdhi në shprehje në Samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008.
"Ai shprehu falënderim të madh për qëndrimet parimore të Republikës së Turqisë në kontestin me Greqinë lidhur me emrin kushtetues të vendit tonë dhe për kundërshtimin e saj energjik për presionet e jashtme dhe kushtëzimin e Republikës së Maqedonisë që ta ndryshojë emrin e saj kushtetues. Nga ana tjetër, Veljanovski e riafirmoi përkrahjen tonë për angazhimet e Republikës së Turqisë për integrim në BE, ndërsa shprehu edhe falënderim për angazhimin parimor të Turqisë për caktimin e datës për Maqedoninë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE", thuhet në kumtesë.
Kryeministri turk u përqëndrua në më shumë aspekte të bashkëpunimit të deritanishëm të suksesshëm mes dy vendeve, duke vënë theks në investimet e mëtejshme, bashkëpunimin ekonomik në tërësi dhe shmangien e barrierave për udhëheqje të suksesshme të biznesit. Ai paralajmëroi përkrahje të mëtejshme në sferën e mbrojtjes, sigurisë, përkrahjes logjistike dhe stërvitjes së forcave të sigurisë. Erdogan u përqëndrua ehde në pasojat nga kriza ekonomike botërore dhe ndikimi i krizës në rajon dhe fqinjësi, me këtë rast duke shprehur bindje se treguesit për rritjen ekonomike janë optimiste.
Lidhur me proceset interuese euroatlantike, kryetari i Qeverisë turke ka shprehur përkrahje të hapur dhe të fuqishme dhe inkurajim për integrimin e mëtejshëm euroatlantik të MAqedonisë, me këtë rast duke përkujtuar në vitet e gjata të pritjes së Turqisë, të cilat nuk duhet t'i vënë në dyshim përpjekjet për integrim, kumtoi pres-shërbimi kuvendor.