Ministri Ademi tha se me projekte të këtilla Maqedonia në mënyrë direkte kontribuon për realizimin e planit për ballafaqim me ndryshimet klimatike, që veçmë është miratuar nga Qeveria e Maqedonisë.
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi dhe ambasadori italian në Maqedoni Fabijo Kristiani sot morën pjesë në lëshimin në përdorim të Ndërtesës së ashtuquajtur inteligjente në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Gjithë aktiviteti realizohet në kuadër të bashkëpunimit në sferën e mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm midis Ministrisë së Mjedisit Jetësor të Maqedonisë dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor, Tokë dhe Det të Italisë.
"Është përdorur teknologjia italiane për mjedisin jetësor. Ky projekt është shenjë e mirë e miqësisë midis Maqedonisë dhe Italisë", deklaroi ambasadori italian Kristiani.
Ministri Ademi tha se me projekte të këtilla Maqedonia në mënyrë direkte kontribuon për realizimin e planit për ballafaqim me ndryshimet klimatike, që veçmë është miratuar nga Qeveria e Maqedonisë.
Në këtë objekt është vendosur Instituti për mjedis jetësor dhe shëndet i cili ngroh, ftoh dhe ndriçon me pajisjen bashkëkohore e cila e shfrytëzon energjinë diellore dhe pompat gjeotermale për prodhimtarinë e rrymës. Në dritaret pa pajisje e cila di vetë të vlerësojë se kur brendësisë i nevojiten rreze diellore ose duhet ta mbrojë nga ato, në varshmëri se nëse ngrohet ose ftohet me ç'rast kursehet energji dhe zvogëlohet ndotja e rrethinës. Kjo është pjesë e projektit me të cilin ky kampus universitar duhet të transformohet në mjedi me emetim të ulët të gazrave të dëmshme.
"Bëhet fjalë për ndërtesë vetëqëndruese që do të thotë se vetë ne e prodhojmë energjinë që na nevojitetme gjithë teknikën ekologjike. Sistemi mund të sendërtohet dhe ta përfshijë gjithë kampusin e Universitetit. Ky projekt mund të shfrytëzohet edhe për matje shkencore gjegjësisht të bëhen krahasim se sa kjo ndërtesë është më ekonomike në krahasim me objektet e tjera për shkak se kur nuk shfrytëzohet energjia e prodhuar nga dielli dhe burime gjeotermale ajo porositet në sistemin e universitetit", deklaroi drejtori i Institutit Ismaili.
Gjithë apartura e nevojshme për këtë ndërtesë ekologjike kushtn rreth 160 mijë euro. Në vendet e zhvilluar qëmoti zbatohet një sistem i këtillë. Për shkak të kursimit të saj, të hollat kthehen për disa vite.
"Gjatë realizimit të këtij projektit gjatë tre viteve të ardhshme, ne arritëm të ndërtojmë ekspertizë dhe nou hau (know - how) në sistemin tonë akademik dhe hulumtues të Universitetit që mund të shfrytëzohet në nivel kombëtar dhe rajonal për iniciativa të këtilla", tha rektori i UEJL-së Zamir Dika.