"Sipas ligjit që është në fuqi, 1 për qind nga bruto-buxheti duhet t'u ndahet këtyre rajoneve. Në këtë mënyrë do të kemi përparim të decentralizimit dhe realizimit të projekteve në interes të qytetarëve", tha Bejta.
Decentralizimi në Maqedoni dhe bashkëpunimi me rajonin francez Normandia e Poshtme, e cila është e zyrtarizuar me memorandum nga viti 2009, ishin temat kryesore në takimin pasdite mes ministrit të Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta dhe ambasadorit të Francës në Maqedoni, Zhan Klod Shlumberzhe.
Ministri Bejta në deklaratën për mediat pas takimit theksoi se e ka informuar ambasadorin Shlumberzhe për aktivitetet e Ministrisë dhe tre ligjet e rëndësishme që i ka miratuar - për organizimin territorial, për bashklpunimin ndërkomunal dhe Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal nga viti 2007 për të cilin tha se është më i rëndësihëm sepse ndarja në tetë rajone e përforcon decentralizimin dhe zhvillimin ekonomnik në mbarë vendin.
"Sipas ligjit që është në fuqi, 1 për qind nga bruto-buxheti duhet t'u ndahet këtyre rajoneve. Në këtë mënyrë do të kemi përparim të decentralizimit dhe realizimit të projekteve në interes të qytetarëve", tha Bejta.
Ai e ka informuar Shlumberzhen se 79 komuna janë në fazën e dytë të decentralizimit, ndërsa gjashtë akoma janë në të parën. Theksoi se Ministria punon në gjetjen e mënyrave se si këto gjashtë komuna së shpejti të kalojnë në fazën e dytë.
Bejta theksoi edhe se ish-kryetar i komunës së Gostivarit ka pasur mundësi që të qëndrojë në Francë, ku ka vizituar shumë komuna dhe është njoftuar me decentralizimin.
Ambasadori Shlumberzhe, i cili e ka incuar takimin që të njoftohet me ministrin e ri të vetëqeverisjes lokale, deklaroi se kjo ministri është me rëndësi kyçe.
"Kjo është në zemër të zbatimit të procesit të decentralizimit, çka është shumë e rëndësishme për ardhmërinë e vendit, por edhe për perspektiven evropiane të vendit", tha Shlumberzhe dhe shtoi se fondet evropiane gjithnjë e më tepër vendosen në disponim të pushtetit lokal.
Në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin dypalësh, sidomos me rajonin Normandia e Poshtme, për të cvilën përgatitet plan i ri aksional që do të realizohet prej vitit 2013. kjo realizohet përm es bashkëpunimit të ngushtë me komunat e dy palëve. Si shembull Shlumberzhe e theksoi bashkëpunimin gjithnjë e më të thellë mes Velesit dhe qytetin francez Sherbur.
"E informova ministrin edhe për perspektivat e Programit tonë për trajnimin e nëpunësve shtetëror. Nga viti 2002, Franca ka siguruar trajnim për nëpunësit shtetëror dhe duam që trajnimet ti shfrytëzoj administrata lokale", deklaroi ambasadori Shlumberzhe.
Ambasadori Shlumberzhe dhe Ministri Bejta u zotuan se bashkëpunimi i mirë do të vazhdoj edhe në të ardhmen dhe në më shumë drejtime.