E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Maqedoni dhe vende të tjera të rajonit disa prej sektorëve dhe institucioneve, siç janë gjyqësia, policia apo sektori shëndetësor, janë identifikuar si më të korruptuarat. Në këtë rajon akoma ka probleme fundamentale të cilat duhet të zgjidhen, deklaroi Miklosh Marshall, drejtor rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore të Transparensi Interneshënëll.
Ēdo reformė antikorruptuese fillon nga gjyqėsia













Miklosh Marshall: Çdo reformë antikorruptuese fillon nga gjyqësia

Në Maqedoni dhe vende të tjera të rajonit disa prej sektorëve dhe institucioneve, siç janë gjyqësia, policia apo sektori shëndetësor, janë identifikuar si më të korruptuarat. Në këtë rajon akoma ka probleme fundamentale të cilat duhet të zgjidhen, deklaroi Miklosh Marshall, drejtor rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore të Transparensi Interneshënëll.

Kjo, thekson Marshall në intervistën për Radion Evropa e Lirë, para së gjithash është administrata publike, por gjithashtu edhe gjyqësia.

"Është specifike që në këtë rajon gjyqësia është theksuar si institucion më i korruptuar. Ky është kontrollë, të cilin e bëjmë ne dhe e reflektojmë mendimin e njerëzve. Nuk është mendim ekspert, por i njerëzve, të cilët gjithsesi kanë përvojë me gjyqësinë dhe me agjencitë juridike të avokatëve. Ata kanë mendim të ulët për efikasitetin në sektorin gjyqësor, ndërsa kjo me siguri është unikale", tha Marshal.

Sipas tij kjo ka shumë ndikim negativ në shoqëri, sepse, thekson ai, në secilën ekonomi të tregut, fillestare është përforcimi i qeverisjes së të drejtës.

"Nëse nuk ka qeverisje të së drejtës dhe pa sektor kompetent juridik, ekonomia e tregut nuk mund të funksionojë mirë. Në ekonominë e tregut ka shumë marrëveshje të cilat duhet të zhvillohen, ka shumë keqkuptime, për të cilat është e nevojshme të keni institucione të mira, ndërsa ky është sistemi gjyqësor, i cili i zgjedh këto probleme. Nëse nuk keni institucione të mira atëherë ballafaqoheni me problem shumë të thellë dhe atëherë strehoheni në metodat alternative, i nxisni grupet private t'i zbatojnë interesat e juaja, hyni në ekonominë e zezë, e cila ka ndikim shumë të keq kumulativ mbi ekonominë dhe jetën shoqërore", potencoi Marshall.

Pikërisht prandaj me rëndësi kurciale është çdo reformë antidiksriminuese të fillojë nga sektori gjyqësor, deklaroi Miklosh Marshall, drejtor rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore të Transparensi Interneshënëll, në intervistën Radio Evropa e Lirë.

Publikuar: 22.06.2009 | 16:00
Lexuar: 425 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime