E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në prezantimin e tij, drejtori i Amazon.com tha se këto janë produkte të një cilësie të lartë me çmime konkurruese. Çmimi prej 199 dollarësh ndikoi në rritjen e vlerës së aksioneve të kompanisë në Wall Street.
Amazon plason nė treg I-Pad pėr 199 USD
Kompania Amazon i bën sfidë I-Pad dhe të gjithë kompjuterëve-blloqe me qëllimin e vetëm për të mposhtur kompaninë rivale Apple.

Quhet Kindle Fire, i cili ndihmon në leximin e librave online. Kushton 199 dollarë, derisa I-Padi i Applet në Shtetet e Bashkuara kushton 499 dollarë.

Në prezantimin e tij, drejtori i Amazon.com tha se këto janë produkte të një cilësie të lartë me çmime konkurruese. Çmimi prej 199 dollarësh ndikoi në rritjen e vlerës së aksioneve të kompanisë në Wall Street.

Por sfida nuk do të jetë vetëm çmimi. Kindle Fire ka një ekran 7.0 polsh, dhe jo 9.5, sa ai i I-Pad. Synimi i Amazon ishte krijimi i një objekti të manovrueshëm, që nuk krijon vështirësi në mbajtje.

Fire ka një opsion për të memorizuar të dhënat, mund të lidhet me Wi-Fi, nuk ka foto apo videokamera. Ai mund të ruajë 11 mijë filma apo programe televizive dhe rreth 17 mijë këngë.

Pra është një bllok elektronik që përdor sistemin operativ Android të Google për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një aparat të thjeshtë, me pak funksione.

Qëllimi i Amazon është raporti cilësi-çmim. Sipas analistëve, mund të shndërrohet në një element të rëndësishëm në tregun e blloqeve elektrike.

Konkurrentët e tjerë, mes të cilëve Samsung, Motorola dhe Blackberry nuk kanë mundur të mposhtin kompaninë Apple sa i takon shitjeve.


Publikuar: 30.09.2011 | 00:29
Lexuar: 571 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime