Britanikja seksi Jennifer Metcalfe, përndryshe aktore dhe modele, është e shpeshtë në seriale të ndryshme televizive, në të cilat nuk mungon as zhveshja dhe as skenat eksplicite seksuale. Shumica e konsiderojnë si femrën më seksi në ekranet e vogla dhe kjo falë një trupi jashtëzakonisht seksi si dhe pamjes ekzotike që e posedon. Dhe ajo mundohet ta arsyetoj këtë status duke realizuar seanca të nxehta fotosh dhe njërin prej tyre e ka realizuar ditë më parë.
Heroina e serialeve televizive Jennifer Metcalfe, ka vendosur që ta hapë zemrën rreth prirjeve të saj seksuale për një revistë britanike, për të cilën edhe ka realizuar një seancë të nxehtë fotosh.
Britanikja seksi Jennifer Metcalfe, përndryshe aktore dhe modele, është e shpeshtë në seriale të ndryshme televizive, në të cilat nuk mungon as zhveshja dhe as skenat eksplicite seksuale. Shumica e konsiderojnë si femrën më seksi në ekranet e vogla dhe kjo falë një trupi jashtëzakonisht seksi si dhe pamjes ekzotike që e posedon. Dhe ajo mundohet ta arsyetoj këtë status duke realizuar seanca të nxehta fotosh dhe njërin prej tyre e ka realizuar ditë më parë.
Por këtë herë nuk ishin vetëm fotot e saj tërheqëse që kanë tërhequr vëmendjen e lexuesve, por gjithashtu ishte edhe intervista e saj. Ajo mes tjerash ka folur edhe për jetën e saj seksuale, ku për herë të parë ka zbuluar se ka pasur lidhje si me meshkuj, ashtu edhe me femra dhe ajo nuk bën ndonjë dallim mes tyre.
Nuk e kam thënë këtë kurrë më parë, por unë kam pasur lidhje si me meshkuj, ashtu edhe me femra. Nuk do të bëja ndonjë dallim në mes seksit me femra dhe me meshkuj, pasi kënaqem njësoj me të dyja gjinitë, është shprehur Jennifer. E pyetur nëse ka pasur më shumë afera me meshkuj apo me femra si dhe nëse ka qenë në lidhje me persona të famshëm, ajo është përgjigjur: Nuk mund ta them me saktësi, pasi kam pasur shumë lidhje, por me rëndësi është se kam kaluar mjaft mirë me të dyja gjinitë.
Ndërsa sa i përket seksit me persona të famshëm, natyrisht se kam pasur të tillë, por nuk dua të jap emra, sepse kjo do të ishte diçka e keqe nga unë. Por gjithsesi se kam kujtime të mira nga këto lidhje, sidomos me disa prej tyre.