Ministri i Vetëqeverisjes Lokale z. Nevzat Bejta, deklaroi se decentralizimi duhet të shkoj përpara dhe se edhe komunat tjera duhet që të punojnë që të fitojnë të drejtën për të menaxhuar me tokën ndërtimore shtetërore.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale z. Nevzat Bejta, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale Koce Trajanovski, në konferencën për mjetet e informimit i prezantuan komunat të cilat me Vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i plotësojnë kushtet ligjore që të mund të menaxhojnë me tokën ndërtimore shtetërore. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, tha se vetëm 8 komuna i kanë plotësuar të gjitha kushtet që të mund të menaxhojnë me tokën ndërtimore shtetërore.
Në pajtim me nenin 91 të Ligjit për tokën ndërtimore, Qeveria e Maqedonisë solli Vendim për kryerje të punëve për menaxhim me tokën ndërtimore në pronë të Republikës së Maqedonisë, për komunat Berovë, Koçan, Ilinden, Probishtip, Shtip, Gjevgjeli, Mansatir dhe Demir Kapi dhe për momentin në rrjedhë është procedura, tha ministri Janakievski.
Sipas ministrit Janakievski në bazë të ligjit për tokën ndërtimore, komunat duhet që ti plotësojnë tre kushte që të mund të menaxhojnë me tokën ndërtimor.
Të kenë të zhvilluar dhe të miratuar Program vjetor për menaxhim me tokën shtetërore ndërtimore, të kenë numër minimal të administratorëve të licencuar dhe të kenë të vendosur sistem elektronik për ofertim dhe komision për ofertim elektronik publik, deklaroi Janakievski. Ai tha se 63 komuna tjera e kanë plotësuar vetëm kushtin e parë për të menaxhuar me tokën ndërtimore shtetërore, kurse 323 nëpunës shtetëror të cilët janë të punësuar në njësitë e vetëqeverisjes lokale kanë marrë licenca të cilët mund ti udhëheqin procedurat për ofertim të tokës shtetërore ndërtimore.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale z. Nevzat Bejta, deklaroi se decentralizimi duhet të shkoj përpara dhe se edhe komunat tjera duhet që të punojnë që të fitojnë të drejtën për të menaxhuar me tokën ndërtimore shtetërore.
Me decentralizimin e tokës ndërtimore fitojnë qytetarët dhe me këtë komunat mund të ftojnë investitor qoftë nga vendi dhe nga jashtë që të investojnë nëpër komunat e tyre dhe do të ketë përparim ekonomik për komunat dhe për vendin. Deri më tani komunat që udhëhiqen nga kryetar shqiptar nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore. Komuna e Sarajit, Çairit, Bogovinës, Tetovës, Zhelinës, Bervenicës, Studeniçanit dhe Dollnenit, e kanë plotësuar vetëm kriterin e parë dhe ata duhet ti plotësojnë edhe dy kriteret tjera dhe shumë shpejtë këta komuna do ta fitojnë të drejtën që të menaxhojnë me tokën ndërtimore shtetërore, tha ministri Bejta.
Kryetari i BNJVL-së Koce Trajanosvki, tha se komunat fitojnë mundësi që të kenë zhvillim më të shpejtë ekonomik lokal. Në një vend, investitori do ti merr të gjitha dokumentacionet dhe informatat që të mund të investojë në komunë. BNJVL-ja e mirëpret implementimin e ligjit dhe do ta menaxhoj sistemin kryesor kompjuterik për shitje elektronike të tokës ndërtimore, me çka komunat do të lidhen në formë elektronike dhe do të paguajnë një tarifë.
Secili qytetar dhe investitor do të mund të kryej mbikëqyrje gjatë ofertimit publik si dhe shohë ofertimet e realizuara dhe të dhëna për çmimet fillestare dhe të fundit. Çmimin fillestar për ofertimin publik është e vërtetuar me çmimore, por nëse ka nevojë për zvogëlim dhe rritje, Këshilli i komunës duhet të dorëzoj propozim deri te Qeveria e cila do ta sjelle vendimin e fundit për ndryshim eventual, tha Trajanosvki. Nga 1 korriku i këtij viti, është në fuqi Ligji për menaxhim me tokën ndërtimore, me të cilin ligj komunat mund ta menaxhojnë tokën e ndërtimore shtetërore.