E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mot i ndryshueshëm me vranësira, jostabil dhe më i freskët dhe me paraqitjen e reshjeve të shiut dhe bubullimave në formë të motit të keq, ndërsa vende-vende edhe erëra të fuqishme me shpejtësi deri 80 kilometra në orë, paralajmëroi Drejtoria për punë hidrometeorologjike, për sot dhe gjatë ditëve të ardhshme.
Fillimi i verės nė Maqedoni me mot tė keq dhe temperatura mė tė ulėta










Mot i ndryshueshëm me vranësira, jostabil dhe më i freskët dhe me paraqitjen e reshjeve të shiut dhe bubullimave në formë të motit të keq, ndërsa vende-vende edhe erëra të fuqishme me shpejtësi deri 80 kilometra në orë, paralajmëroi Drejtoria për punë hidrometeorologjike, për sot dhe gjatë ditëve të ardhshme.

Këtë javë temperaturat do të ulen deri në shtatë gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri 27 gradë dhe do të jenë në rënie të përhershme.

Për sot sinoptikët parashikojnë mot të keq lokal me reshje të rrëmbyeshme të shiut, breshërit, zbrazje të fuqishme të energjisë elektrike dhe erë të fuqishme. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej nëntë deri 15, ndërsa ajo ditore prej 20 deri 27 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira jostabile me reshje të shiut, bubullimave dhe kohëpaskohe erë të fuqishme.

Nesër temperatura maksimale do të lëviz prej 18 deri 26 gradë, ndërsa ato minimale prej 9 deri 14 gradë, UV rrezatimi do të jetë me indeks 5. Të mërkurën temperatura maksimale do të lëviz prej 17 deri 25 gradë, ndërsa minimalet prej 8 deri 14, UV rrezatimi do të jetë me indeks 4, ndërsa të enjten temperatura maksimale do të lëiz prej 17 deri 26 gradë, ndërsa minimalet prej 7 deri 13 gradë, UV rrezatimi do të jetë me indeks 5.

Publikuar: 22.06.2009 | 16:42
Lexuar: 954 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
kali (02/03/2010 20:35:01) ngvcddddddddd

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime