E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Gjatë çdo vizite nga ana jonë zakonisht gjatë fundit të vitit, raportet tona i dorëzojmë deri te pushteti ekzekutiv", tha Avokati i popullit Ixhet Memeti.
Avokati i popullit Memeti pėr vizitė nė Tetovė









Avokati i popullit Ixhet Memeti sot në tryezë të rrumbullakët në Tetovë i prezantoi qëllimet e Mekanizmit kombëtar parandalues për mbrojtje të të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria.

Qëllimi themelor i kësaj qendre, e cila punon në kuadër të zyrës së Avokatit të popullit, është që të parandalohet dënimi jo njerëzor dhe mizor ndaj personave të privuar nga liria në institucionet dhe kjo përmes kryerjes së vizitave të pa paralajmëruara parandaluese nga ana e trupave të autorizuar.

Këto obligime rrjedhin nga protokolli fakultativ ndaj Konventës kundër veprimit degradues ose dënimit, nënshkrues i së cilit është Maqedonia.

Memeti potencoi se ekipi që është formuar në institucionin Avokati i popullit ka mundësi, por edhe obligim që të kryejë vizita të paralajmëruara dhe të pa paralajmëruara në të gjitha vendet ku ka dhe mund të ketë persona të privuar nga liria, gjithçka me qëllim që të kontrollohen dobësitë në lidhje me hapësirat ku mbahen personat që i analizojnë dhe evidenca që do të zhvillohet.

"Gjatë çdo vizite nga ana jonë zakonisht gjatë fundit të vitit, raportet tona i dorëzojmë deri te pushteti ekzekutiv", tha Avokati i popullit Ixhet Memeti.

Sipas tij, edhe krahas aktiviteteve të marra deri më tani për përmirësimin e kushteve në burgje, stacione policore, spitale psikiatrike, duhet akoma shumë të punohet.

Publikuar: 30.09.2011 | 18:47
Lexuar: 251 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime