Para Komisioni në përbërje Prof. Dr. sc. Milajete Shala Mehmeti ( mentor ), Prof. Dr. Hamit Mehmeti kryetar, Prof. Dr. Rahim Maksuti anëtar, mr. Abdilaqim Ademi prezantoi rezultatet e hulumtimit disa vjeçar.
Ministri i Ambinetit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi të shtunën në Fakultetin e Xehëtarisë dhe Matralugjisë në Mitrovicë-Republika e Kosovës, e ka mbrojtur tezën e magjistraturës me temë :
Mundësitë e përdorimit të hirit të elektranës Oslomej - Kërçovë
dhe ndikimi i tij në vetitë e çimentos.
Para Komisioni në përbërje Prof. Dr. sc. Milajete Shala Mehmeti ( mentor ), Prof. Dr. Hamit Mehmeti kryetar, Prof. Dr. Rahim Maksuti anëtar, mr. Abdilaqim Ademi prezantoi rezultatet e hulumtimit disa vjeçar.
Qëllimi i hulumtimeve në kuadër të kësaj teme magjistrature është përcaktimi i ndikimit të hirit të Elektranës Oslomej - Kërçovë në Maqedoni ndaj vetive lidhëse me çimenton dhe të kontrolloj përshtatshmërinë e këtij hiri si shtesë për prodhimin e çimentos.
Për këtë qëllim u hulumtuan kombinime të ndryshme prej hiri të elektranës me çimento si ngjitës dhe llaç. Në kuadër të kësaj pune kërkimore u caktuan vetitë, aftësia për lidhje, qëndrueshmëria në përkulje dhe qëndrueshmëria në shtypje si dhe tkurrja e hershme.
Punimi i realizuar në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit teknik në Freiberg Gjermani, i përkrahur nga fondacioni DAAD.
Analiza janë bërë gjatë qëndrimit tre mujor në Institutin e qelqit, qeramikës dhe materialeve të ndërtimit në UT në Freiberg. Analizat janë bërë në laboratorin bashkëkohor në institut dhe janë arritur rezultate pozitive me cka konstatohet se hiri i TEC Osllomej mund të përdoret si material shtesë për përdorimin e çimentos.
Pritet që punimi të jep efekt në përmisimin e gjendjes me hirin e deponuar në Osllomej dhe të ndikojë në aspektin ekonomik të TEC-it, por edhe në mbrojtjen e ambientit atje.
Përndryshe, Mr. Abdilaqim Ademi është inxhinier i Metalurgjisë, studimet i ka përfunduar në vitin 1996 në Universitetin politeknik në Tiranë.