Në shumë zona të Evropës, sidomos në veri-perëndim të kontinentit, janë duke u regjistruar në këto ditë temperaturat më të larta të vitit. Pikërisht janë verifikuar mes fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit e jo siç do të ishte më normale mes qershorit, korrikut e gushtit.
Ky shtator, me këto temperatura, nuk ishte regjistruar që prej 112 vjetësh. Jo më kot ka ende njerëz që shkojnë në plazh, si të ishte pranverë, teksa edhe fundjava do të vazhdojë të jetë e tillë në të gjithë zonën evropiane.
Sipas meterologeve, faji është i një anticikloni me konture tipike verore dhe me vlera të larta gjeopotenciale, pa lënë mënjanë një strukturë presioni absolutisht të pamëshirshme.
Në shumë zona të Evropës, sidomos në veri-perëndim të kontinentit, janë duke u regjistruar në këto ditë temperaturat më të larta të vitit. Pikërisht janë verifikuar mes fundit të shtatorit dhe fillimit të tetorit e jo siç do të ishte më normale mes qershorit, korrikut e gushtit.
Po fundja në një farë mënyrë mund të parashikohej, pasi pati një verë të çuditshme, krejt anonime mes qershorit, korrikut dhe gjysmës së parë të gushtit (dy muaj e gjysmë fresk, shi dhe stuhi jashtë sezoni), ndërsa më pas shpërtheu siç duhet në gjysmën e dytë të gushtit, të gjithë shtatorin dhe tani në fillim të tetorit.
Kështu për të ftohtin duhen pritur ditët e para të tetorit, me një ulje drastike të temperaturave që parashikohen pas datës 10.
Ndërsa shiu duhet të vijë vetëm në mes të tetorit, duke u bërë konstant në nëntor, pasi natyra procedon me metoda thuajse kompensuese: nëse një stinë nis në mënyrë tepër anormale, ka tendencë të përfundojë e lagësht në mënyrë po aq të pazakontë, duke rikuperuar kohën e humbur. E nuk përjashtohet që këtë vit të mos ketë fare vjeshtë, por të kalohet direkt, nga vera në dimër...