E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Unë shumë shpejt do të vizitojë Komunën e Tetovës dhe do të njoftohem direkt nga kryetari i Komunës për problemet që ka me këshillin komunal të Tetovës, por edhe këshilltarët kanë të drejtën e tyre ligjore në përputhshmëri me ligjin dhe demokracinë”, tha Nevzat Bejta, Ministër i Pushtetit Lokal.
Bojkoti nė Kėshillin e Tetovės, Bejta takohet me Bexhetin










Këshilltarët e PDSH-së në Komunën e Tetovës thonë se bojkoti do të vazhdojë deri në gjetjen e një marrëveshje.

Të kontaktuar nga ALSAT M, edhe pse pa dashur të shprehen para kamerës, ata theksuan se i mbeten bojkotit, si zgjidhje e vetme deri në sqarimet dhe zgjidhjen e problemeve të hapura në këshillin e Komunës.

Pas kësaj situatë, ministri i Pushtetit Vendor Nevzat Bejta ka marrë iniciativën për takime me kreun e komunës së Tetovës Sadi Bexheti. Bejta deklaroi se këshilltarët kanë të drejtën e tyre ligjore por bojkoti nuk është zgjidhje.

“Unë shumë shpejt do të vizitojë Komunën e Tetovës dhe do të njoftohem direkt nga kryetari i Komunës për problemet që ka me këshillin komunal të Tetovës, por edhe këshilltarët kanë të drejtën e tyre ligjore në përputhshmëri me ligjin dhe demokracinë”, tha Nevzat Bejta, Ministër i Pushtetit Lokal.

Ministri Bejta ka kërkuar nga këshilltarët që të kthehen në seancat e këshillit, sepse bojkoti nuk shkon në të mirë të qytetarëve por përkundrazi në dëm të tyre.

“Ne pasi të vizitojmë Komunën e Tetovës dhe të bisedojmë me kryetarin dhe këshilltarët do insistojmë që t’i bindim këshilltarët që bojkotojnë që të marrin pjesë në seancat e rregullta të këshillit, shkaku se bojkoti nuk shkon në interes të qytetarëve të Tetovës” , tha Nevzat Bejta, Ministër i Pushtetit Lokal.

Bojkoti i këshilltarëve të PDSH-së erdhi për shkak të mosmarrëveshjeve me kolegët e tyre të BDI-së dy javë më pare, nën pretekstin se kreu i këshillit të Komunës së Tetovës bënte obstruksione për projektet urbanistike që paraqiten nga këshilltarët e PDSH-së.

Për situatën në Komunë, ministri Bejtja pritet të realizojë takime, si me kreun e komunës së Tetovës, ashtu edhe me atë të Gostivarit. Bashkim Sulejmani

Publikuar: 02.10.2011 | 18:03
Lexuar: 490 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime