E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas zëdhënësit të Komunës Agim Mustafai, ky vendim i Komisionit Shtetëror për Regjistrim është edhe në kundërshtim me ligjin, pasi nuk mundet që një i punësuar në të njëjtën kohë të kryejë dy punë.
Gostivar, 'JO' leje administratorėve pėr regjistrim








Kreu i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani u ka ndaluar administratorëve të caktuar nga Komisioni Shtetëror për Regjistrim që të regjistrojnë gjatë orarit të punës.

Sipas zëdhënësit të Komunës Agim Mustafai, ky vendim i Komisionit Shtetëror për Regjistrim është edhe në kundërshtim me ligjin, pasi nuk mundet që një i punësuar në të njëjtën kohë të kryejë dy punë.

“E vërtetë është se Rufi Osmani morri vendim që të gjithë administratorët e caktuar nga ana e Komisionit Shtetëror të Regjistrimit si regjistrues gjatë orarit të punës të vazhdojnë detyrat e tyre të rregullta, ndërsa sa i përket regjistrimit munden lirisht të kryejnë atë obligim që ua ka caktuar Komisioni por vetëm jashtë orarit apo ditëve jo të punës.

Kjo është edhe në kundërshtim me ligjin për marrëdhënie pune se nuk mundet një njeri në të njëjtën kohë të punës të kryej dy punë apo të merr dy kompensime”, tha Agim Mustafai, zëdhënës i komunës së Gostivarit. Por vendimi i Osmanit i ka shkaktuar problem Komisionit Komunal të Regjistrimit, i cili ende nuk ka arritur të kompletojë regjistruesit për të mbuluar tërë rajonin.

“Ne arritëm brenda dy ditësh që pjesën më të madhe të të punësuarve të Gostivarit t’i kompletojmë me persona të tjerë që do marrin pjesë për regjistrimin, por bëjmë përpjekje që edhe atë pjesën e ngelur ta plotësojmë nëse na paraqiten pengesa.

Nja 20 % e të punësuarve ende kanë ngelur pa u zëvendësuar me të tjerë” Memedali Emro, kryetar i komisionit rajonal regjistrues. Në Komunën e Gostivarit arsyetohen gjithashtu me faktin se administratorët kanë tepër punë me legalizimin dhe nuk munden ta lënë atë. Bashkim Sulejmani, Alsat-M

Publikuar: 02.10.2011 | 18:04
Lexuar: 528 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime