Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2010, numri i personave të papunë shënon rënie prej 0,9 për qind.
Popullata aktive në Maqedoni numëron 936,256 persona, prej të cilëve 642,809 janë të punësuar, ose 68,7 për qind, ndërsa 293,448 persona ose 31,3 për qind janë të papunë.
Këto janë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës për tremujorin e dytë të vitit 2011.
Numri i personave të punësuar në tremujorin e dytë të vitit 2011, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 2,5 për qind.
Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2010, numri i personave të papunë shënon rënie prej 0,9 për qind.