E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jahjaga e quajti të patolerueshëm incidentin në fjalë, ndërsa theksoi rëndësinë për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Jahjaga: Vrasja e Salihut- e patolerueshme








Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është shprehur e brengosur rreth vrasjes së drejtorit të Departamentit të Arsimit në Komunën e Prishtinës, Remzi Salihu.

Jahjaga e quajti të patolerueshëm incidentin në fjalë, ndërsa theksoi rëndësinë për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Kosova është duke punuar për forcimin e sundimit të ligjit, trajtimin e korrupsionit dhe sfidat e zhvillimit ekonomik. Ne jemi të brengosur që sot në zyrën e vet është vrarë Drejtori i arsimit të Prishtinës. Kjo është e patolerueshme dhe shprehë nivelin e ultë të marrëdhënieve në shoqëri që flet se ne duhet të forcojmë sundimin e ligjit si parakusht për jetë të qetë e normale për secilin qytetar”, tha Jahjaga në një ceremoni të diplomimit të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokuroë të organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Prishtinë, pranga vrasësit të kreut të arsimit

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së drejtorit të Arsimit të Komunës së Prishtinës. Ai është Gani Sahiti, nga fshati Graxhenik i komunës së Kamenicës, 30 vjeç.

Dyshimet e para janë se motivi i vrasjes është mospranimi i tij në një vend pune në arsim diku në rajonin e Prishtinës. Policia nuk ka ende ndonjë adresë tjetër të këtij të dyshuari se ku ka jetuar në Prishtinë, por pritet që policia të lëshojë një komunikatë për media ku do të konfirmohet edhe zyrtarisht se i dyshuari Gani S, e ka plagosur me armë zjarri drejtorin Remzi Salihu, në orën 9 e 53 minuta, brenda në zyrën e tij.

Në këtë komunikatë do të sqarohet se viktima është dërguar me urgjencë në QKUK, por ai ka vdekur në orën 10 e 20 minuta. I dyshuari është arrestuar dhe hetimet do të vazhdojnë.

Remzi Salihu është vrarë sot rreth orës 10 paradite. Vrasja ka ndodhur në zyrën e tij të punës në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës në lagjen “Arbëria”.

Kjo është vrasja e dytë e një zyrtari të lartë të komunës së Prishtinës. Para dhjetë vjetësh, ishte vrarë edhe arkitekti Rexhep Luci, në atë kohë, drejtor i Drejtoratit të Urbanizimit në Prishtinë

Publikuar: 03.10.2011 | 14:28
Lexuar: 575 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime