Në vlerën nominale të obligacioneve llogaritej edhe norma e interesit, të cilën të cilën shteti ua paguante qytetarëve dhe firmave në vlerë prej 2 për qind në vit.
Është paguar kësti i fundit i fletëobligacioneve për kursimin e vjetër devizor në vlerë prej 25,7 milionë euro. Për këtë, siç theksoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski, është mbyllur një proces historik në Republikën e pavarur të Maqedonisë dhe është korrigjuar padrejtësia ndaj qytetarëve dhe firmave me kursime të devizuara të robëruara.
"Me rrumbullaksimin e këtij procesi tërësisht u dëmshpërblyen qytetarët dhe firmat në një mënyrë transparente dhe efikase dhe u dëshmua përcaktim i i fuqishëm i shtetit për servisim me kohë të obligimeve të veta. Në mënyrë plotësuese me këtë pagesë do të përmirësohet likudimi i ekonomisë për 1,5 miliardë denarë", tha në konferencën për shtyp ministri Stavreski.
Kësti i parë i obligacionit është paguar më 1 prill të vitit 2002. Afati i pagesës së obligacionit ishte 10 vjet, respektivisht paguheshin në 20 këste gjysmëvjetore, më 1 prill dhe më 1 tetor. Në vlerën nominale të obligacioneve llogaritej edhe norma e interesit, të cilën të cilën shteti ua paguante qytetarëve dhe firmave në vlerë prej 2 për qind në vit. Për 10 vjet, nga buxheti i Republikë së Maqedonisë janë paguar gjithsej 576 milionë euro, nga të cilat 512 milionë janë kryegjë dhe 64 milionë euro janë normë ligjore. Brenda një viti për dy këstet janë paguar nga 52 milionë euro.
"Republika e Maqedonisë është shembull se si zgjidhet një problem historik i trashëguar nga ish-Jugosllavia", theksoi Stavreski dhe shtoi se disa nga vendet e ish-federatës akoma nuk e kanë zgjidhur këtë çështje.
Ai sqaroi pas shkaktimit të problemit me borxhet e robëruara devizore gjatë shpërndarjes së RSFJ-së, shteti u përpoq ta zgjidh, kështu që miratoi dy ligje për dëmshpërblim të qytetarëve në vitin 1992 dhe 1993, me të cilat mundësoi pagesë të borxheve të deponuara devizore për qëllime të caktuara dhe nën kushte të caktuara, si për shembull privatizimi i banesave shoqërore. Megjithatë, shtoi me këto dy ligje janë paguar vetëm një pjesë e devizave të robëruara. Duke pasur parasysh nevojën e rregullimit të përhershëm të pagesës së borxheve të deponuara devizore është miratuar Ligj për mënyrën dhe procedurën për pagesë të deponimit të borxheve devizore të qytetarëve për të cilat garanci është Republika e Maqedonisë. Me këtë përfundimisht, në bazë të përhershme u zgjodh ky problem shumëvjeçar, i cili dukshëm e minonte bsimin e qytetarëve në kursimin dhe sistemin bankar në vend.
Stavreski tha se me Ligjin është mundësuar që vitin e njëjtë të paguhen të gjitha borxhet kursyese devizore në vlerë deri 50 euro, si dhe pagesa e njëanshme e 3 përqindëve nga çdo borxh i kuryer i qytetarëve, për ndërsa për debitë tjera të kursyera Republika e Maqedonisë lështoi flerëobligacione.
Fletëobligacionet janë me emër dhe në euro, por pagesa e tyre kryhet në kundërvlerë të denarit, sipas kursit të mesëm nga lista e kursimit të BPRM-së në ditën e pagesës, përmes bankave komerciale.