E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kuvendin vjetor në Shkup, Janakieski e vlerësoi si ngjarje të rëndësishme për këmbimin e mendimeve dhe ideve për zhvillimin e aviacionit të vendeve anëtare të IFATSEA-s dhe mundësi për bartjen e zgjidhjeve të zbatueshme dhe drejtimeve në koordinimin me organizata ndërkombëtare të aviacionit.
Kuvendi vjetor i IFATSEA-s nė Shkup


Në organizim të Shoqatës së Personelit teknik ajror në sistemin e kontrollit të fluturimit (SHPTASKF) prej sot deri më 7 tetor në Shkup mbahet Kuvendi vjetor i 41-ët i Federatës ndërkombëtare të shoqatave të personelit teknik për sigurinë e kontrollit të fluturimit - IFATSEA (International Federation of Air Traffic Safety Electronics Assosiations).

SHPTASKF është shoqatë e personelit teknik ajror e cila punon në vendosjen dhe mirëmbajtjen e sistemeve dhe pajisjeve në sistemin e kontrolli të fluturimit M-HAV sh.a. Shkup. Si anëtar i shoqatës botërore IFATSEA, në mënyrë aktive merr pjesë në punën e 4 grupeve - komiteteve (profesionale, teknike, administrative dhe faktorit njeri dhe mjedisit).

"Transporti ajror është segment i rëndësishëm i cili është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së një shteti pavarësisht madhësisë së saj hapësinore dhe popullatës. Prandaj Qeveria e Republikës së Maqedonisë për herë të parë në periudhën e kaluar ndërmori një seri aktivitetesh të cilat dukshëm e përmirësojnë aviacionin, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve", Mile Janakieski në hapjen e Kuvendit vjetor të IFATSEA.

Ai theksoi se përmirësimi është bërë përmes implementimit të Projektit për modernizim dhe rikonstruimit të aeroporteve të Maqedonisë përmes koncesioneve, si dhe me hapat për përmirësimin e rregullativës ligjore dhe harmonizimin e saj të plotë me direktivat evropiane. Për herë të parë në Maqedoni, theksoi, do të hapet edhe qendra për trajnim për trajnimin e personelit në të cilin do të sendërtohen njohuritë dhe do të ruhen kompetencat e punëtorëve në kontrollin e fluturimit.

Kuvendin vjetor në Shkup, Janakieski e vlerësoi si ngjarje të rëndësishme për këmbimin e mendimeve dhe ideve për zhvillimin e aviacionit të vendeve anëtare të IFATSEA-s dhe mundësi për bartjen e zgjidhjeve të zbatueshme dhe drejtimeve në koordinimin me organizata ndërkombëtare të aviacionit.

"Shpresoj se në Kuvend do të këmbehen përvoja dhe ide për pajisjet dhe sistemet në sistemin për kontroll të fluturimit që do të rezultojë me konstatime dhe rekomandime për aviotransport më të sigurt kudo në botë", theksoi ministri Janakieski.

Kryetari i KD-së dhe drejtor ekzekutiv i M-HAV Zhivko Popovski theksoi se SHPTASKF si anëtar i rregullt i IFATSEA-s është pranuar në vitin 1997 në konferencën vjetore e cila u mbajt në Sidnej të Australisë. M-HAV është ofrues i certifikuar i shërbimeve në pajtim me Rregullativën evropiane 2096 nga viti 2005. Kjo do të thotë se e gjithë teknika, procedurat dhe personeli janë licencuar në pajtim me normat Evropiane.

Drejtori i Agjencisë për aviacion civil (AAC) Dejan Mojsovski theksoi se misioni i tyre është të sigurojnë aviacion civil kombëtar të sigurt, të rregullt, efikas, me qëndrueshmëri ekonomike dhe ekologjike në pajtim me standardet ndërkombëtare në interes të qytetarëve.

Në Kuvendin vjetor krahas EUROKONTROL prezentë janë edhe përfaqësues të IKAO-s, dhe Sindikatës evropiane dhe botërore të punëtorëve të transportit.

Publikuar: 03.10.2011 | 15:37
Lexuar: 934 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime