E martë, 16.09.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Edhe pse në rënie fluksi i vizitorëve në pikën tyuristike të Valbonës, ajo tashmë është kthyer në një oaz turistik mjaft të pëlqyer nga turistët e huaj nga të gjitha anët e globit, por edhe për kosovarët e për vizitorët nga vendë të ndryshme të vendit tonë.
Tropoje: Bie numri i turistėve nė pikėn turistike tė Valbonės








R.Hoxha

- Fillimi i muajit tetor ka shënuar një fluks në rënie të vizitorëve në pikën turistike të Valbonës. "Fluksi i vizitorëve të përditshëm është në rënie, ndonëse janë cdo ditë të pranishëm si turistët e huaj, ashtu edhe vizitorë nga Kosova", thotë kryetari i komunës së Margegajt, Rexh Biberaj. "Tashmë në fundjavë kemi të pranishëm 50

- 60 vizitorë nga Kosova dhe afro 60 turistë të huaj, kryesisht nga Gjermania, Zvicra, Austria etj", thotë ai. Ndërsa deri në fund të muajit shtator numri i vizitorëve në këtë pikë turistike i kalonte të 250 vizitorët, kosovarë e të huaj, në muajt e verës numri i vizitorëve arrinte deri në 700 persona. "Në këtë periudhë është i pritshëm fluksi në rënie i vizitorëve për shkak të ftohjes së motit, por edhe të rënies së numrit të turistëve të huaj", thotë Biberaj.

Edhe pse në rënie fluksi i vizitorëve në pikën tyuristike të Valbonës, ajo tashmë është kthyer në një oaz turistik mjaft të pëlqyer nga turistët e huaj nga të gjitha anët e globit, por edhe për kosovarët e për vizitorët nga vendë të ndryshme të vendit tonë.

Përvoja e dy viteve të fundit ka treguyar se Valbona gjithnjë e më shumë po kthehet nën jë oaz turistik gjithvjetor. Është kjo arsyeja që ka nxitur banorët të rrisin investimet për ngritjen e bujtinave.

Kjo edhe për faktin se turistë të huaj gjithnjë e më tepër po shtohen edhe në periudhën e dimrit, gjë që ka sjellë bashkëpunimin e pushtetit vendor me operatorët turistikë, që tashmë nuk hezitojnë të sjellin vazhdimisht turistë në Valbonë, pavarësisht motit.

Publikuar: 03.10.2011 | 16:26
Lexuar: 1625 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime