Ndërkohë, 2412 raste janë paraqitur me simptoma diaerrike, me një trend në ulje. Rastet janë të shpërndara, pa lidhje epidemiologjike ndërmjet tyre dhe nuk janë vërejtur grumbullime, sqaron Institutit i Shëndetit Publik.
Edhe pse fillimi i shtatorit po shoqërohet me temperatura të larta, mjekët këshillojnë të tregohet kujdes nga luhatja e menjëhershme e tyre dhe ndikimi në shëndet. Luhatja e temperaturave ka ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore pranë institucioneve shëndetësore në vend, ndërkohë që mjekët japin dhe këshillat përkatëse për shmangien e komplikacioneve.
Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik flasin për rreth 11 700 raste me sindroma të survejancës në të gjithë vendin, me një trend në ulje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, specialistët e konsiderojnë numrin e të prekurve nga virozat, normal për stinën.
Sipas ISHP-së, rreth 9300 raste paraqiten me simptoma të infeksioneve, të sipërme dhe të poshtme, të cilat paraqiten me një trend rritës me 26% krahasuar me javën paraardhëse.
Ndërkohë, 2412 raste janë paraqitur me simptoma diaerrike, me një trend në ulje. Rastet janë të shpërndara, pa lidhje epidemiologjike ndërmjet tyre dhe nuk janë vërejtur grumbullime, sqaron Institutit i Shëndetit Publik.
Për shmangien e problemeve shëndetësore, mjekët këshillojnë që ambientet brenda shtëpive të kenë temperaturë konstante, fëmijët të mos vishen trashë, të konsumohen sa më shumë lëngje si dhe të evitohen kontaktet me njerëzit e sëmurë me grip.