Projekti ka për qëllim që të nxitë nxënësit, mësuesit dhe prindërit që të krijojnë shkolla në të cilat të gjithë do të ndihen të respektuar, të vlerësuar dhe të sigurt. Videoja, që shfaq Adrian Gaxhën, Next Taim dhe Janën prezanton këngën Fillo prej vetes.
Duke vallëzuar në ritmin e këngës Fillo prej vetvetes qindra fëmijë shënuan fillimin e fushatës Së bashku për shkolla pa dhunë. Kënga, është realizuar nga mbështetësit e UNICEF-it Adrian Gaxha, dueti Next Taim dhe Jana Burçevska.
Projekti ka për qëllim që të nxitë nxënësit, mësuesit dhe prindërit që të krijojnë shkolla në të cilat të gjithë do të ndihen të respektuar, të vlerësuar dhe të sigurt. Videoja, që shfaq Adrian Gaxhën, Next Taim dhe Janën prezanton këngën Fillo prej vetes.
Kjo është gjëja e vetme që mund të bëjmë, sepse vazhdimisht kur bëhet fjalë për dhunën në shkolla, duhet të fillojmë prej vetes. Iu bëj apel prindërve, mësuesve dhe të gjithë partnerëve që ta zgjidhim këtë çështje, tha Sheldon Jelt, ambasador i UNICEF-it në Maqedoni. Fushata synon të krijojë një ndryshim në mënyrën e sjelljes së fëmijëve dhe reagimin e tyre ndaj dhunës.
Për mbështetësit e fushatës dhe interpretuesit e këngës, gjëja më e rëndësishme është përhapja e frymës pozitive për çrrënjosjen e dhunës. Qëllimi i këngës është mëse i qartë, Fillo prej vetvetes, me qëllim që ta çrrënjosim dhunën në shkolla, dhe ajo që ne duam të arrijmë është shtrirja e frymës pozitive dhe që dhuna të zhduket, tha Jana Burçeska këngëtare.
Para së gjithash, dëshirojmë që të ndërgjegjësojmë të gjithë ata që kanë nevojë, dhe tiu ngulitet në kokë se në shkolla, nuk duhet të ketë dhunë, dhe kudo në botë. Vlerësoj se e kemi kryer punën me sukses, dhe fushata do të ketë dobi, tha Stefan nga Next Taim.
Fushata e quajtur Së bashku për shkolla pa dhunë realizohet nën kujdestarinë e Fondit të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara UNICEF dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Qëllimi i tyre është promovimi i sjelljes pozitive nëpër shkolla.