Kriteret për laureatin e Çmimit për Paqe janë më subjektive se sa ato për çmimet për shkencë dhe bile edhe për atë për literaturë, që po ashtu është krijuar dhe mbështetur nga vullneti i Alfred Nobelit.
"Times"
Asnjëri prej çmimeve, që e bartin emrin e Alfred Nobelit, nuk shkakton aq kundërthënie sikur çmimi vjetor për paqe.
Komiteti i parlamentarëve norvegjezë, që këtë javë do ta shpallë fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, për vitin 2011, e ka një rast jo të zakonshëm që të krijojë konsensus, ti kënaq kërkesat për çmim dhe fuqishëm ti avancojë qëllimet për paqe dhe liri.
Ata mund ta bëjnë këtë duke e nderuar një prej shumë figurave guximtare të shquara gjatë vitit të kaluar, në luftën për liri në Botën Arabe.
Kriteret për laureatin e Çmimit për Paqe janë më subjektive se sa ato për çmimet për shkencë dhe bile edhe për atë për literaturë, që po ashtu është krijuar dhe mbështetur nga vullneti i Alfred Nobelit.
Në praktikë, çmimi përgjithësisht u jepet burrështetasve, që kanë arritur marrëveshje paqësore ose njerëzve apo organizatave që arrijnë qëllime humanitare.
Por, komiteti është i aftë që të bëjë edhe gabime. Ai me arsye është përqeshur gjerësisht për dhënien e çmimit në vitin 2009 për presidentin Barak Obama, para se ai ta përfundonte një vit në presidencë.
Duke e nderuar presidentin Karter me këtë çmim, në vitin 2002, kryesuesi i komitetit në mënyrë jo të mençur e shfrytëzoi rastin për ta kritikuar presidentin Bush, duke e përzier çmimin me politikë.
Por, Çmimi Nobel në shërbim të paqes, po ashtu mund të zgjojë interesim publik për heroizmat dhe sakrificat personale dhe të ndihmojë në çrrënjosjen e shtypjes.
Figurat e jashtëzakonshme morale të Martin Luter Kingut, Andrej Saharovit dhe Aung San Su Çi, ishin në mesin e fituesve më të denjë. Disidenti kinez, Liu Ksiaobo, vitin e kaluar, ishte po ashtu një zgjedhje e jashtëzakonshme.
Por befasisht, shembulli i këtyre liderëve moralë për liri dhe dinjitet njerëzor ka pasur pak jehonë në rajon për demokraci.
Askush nuk e kishte parashikuar mbajtjen e protestave në Iran, pas vjedhjeve në zgjedhje në vitin 2009 dhe atyre kundër autokracitë arabe.
Atyre që i kanë mposhtur autokratët në Tunizi, Egjipt dhe Libi, u nevojitet mbështetje diplomatike dhe ndihmë ekonomike nga qeveritë perëndimore.
Ata duhet të njihen dhe të nderohen nga shoqëria civile.
Emrat siç janë Vael Ghonim, që ndihmoi në inspirimin e protestave në Sheshin Tahrir, Isra Abdel Fatah, që e bashkëthemeloi lëvizjen e të rinjve në Egjipt dhe Lina Ben Mheni, që raportoi për revoltat në Tunizi në Internet, do të duhej të ishin të veçuar në mesin e atyre që janë marrë në konsiderim nga ana e Komitetit të Nobelit.
Siç ka shkruan Xhon Milton, paqja i ka fitoret e veta, jo me më pak famë se lufta.
Veprimtarët, guximi i të cilëve e ka siguruar një Pranverë Arabe, do të duhej të ishin të famshëm për atë. (f. b.)