Ceremonia martesore super private e këngëtares kosovare me drejtorin e një prej bankave kosovare, Lavdim Koshutova është mbajtur në Hawaii larg syrit të mediave dhe publikut.
Jehona Sopi ka kurorëzuar lidhjen e saj dashurie prej pesë vjetësh, me anë të një dasme private dhe muaji mjalti në Las Vegas, të cilës i ka shtuar një ceremoni martesore në Hawaii. Ceremonia martesore super private e këngëtares kosovare me drejtorin e një prej bankave kosovare, Lavdim Koshutova është mbajtur në Hawaii larg syrit të mediave dhe publikut.
Ishte kjo një martesë tipike e stilit të yjeve hollywoodiane, pa kurrfarë shenje të traditave shqiptare. Që nga njohja e aktualisht, jeta me Lavdimin, për Jehonën, ka ndryshuar mjaft për mirë. Aq më tepër që këngëtarja kishte hedhur pas krahëve edhe një martesë të cilën e bëri kur ishte fare e re. Kjo ishte edhe arsyeja që fillimisht lidhja e Jehonës me Lavdimin është mbajtur në fshehtësi të plotë të mediave.