E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor Dr. Nexhati Jakupi e promovoi Strategjinë nacionale për investimet në mjedisin jetësor. Ministri theksoi se Strategjia për investime ka rëndësi të madhe për Ministrinë sepse dokumenti është bazë e mirë për identifikimin e nevojave nga investimet në sektoret e ujrave, mbeturinave, natyrës, ajrit dhe ndryshimeve klimatike në nivel nacional dhe lokal
Ministri Jakupi promovoi Strategjinė nacionale pėr investime nė mjedisin jetėsor











Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor Dr. Nexhati Jakupi e promovoi Strategjinë nacionale për investimet në mjedisin jetësor.

Gjate sqarimit, Ministri theksoi se Strategjia për investime ka rëndësi të madhe për Ministrinë sepse dokumenti është bazë e mirë për identifikimin e nevojave nga investimet në sektoret e ujrave, mbeturinave, natyrës, ajrit dhe ndryshimeve klimatike në nivel nacional dhe lokal.

Njëherit u theksua se me strategjinë u vërtetuan edhe vargje të projekteve prioritare në sektoret e ujrave, mbeturinave dhe natyrës, njëherit u kry koordinim në mes Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor dhe ministrive tjera të cilat kanë kompetenca të caktuara në sektorin e mjedisit jetësor, veçanërisht në pjesën e menaxhimit me ujrat.

Në fjalimin e tijë ministri Jakupi edhe njëherit potencoi se kriteret e propozuara për prioritetet e investimeve në kuadër të Strategjisë janë bazë e mirë për zbatimin e programeve investuese të Ministrisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe se dokumenti do të sigurojë informata solide për përpunimin e programit operativ të IPA-s për periudhën 2009-2013, si burim bartës i finansimit të projekteve të vërtetuara si prioritete me Strategjinë.

Në promovim mbajti fjalim edhe z. Heinz Habertheuer, Udhëheqës i Zyrës së Agjensionit Austriak për zhvillim në Maqedoni, i cili gjithashtu theksoi kuptimin e Strategjisë nacionale për investimet në mjedisin jetësor.

Në pjesën e dytë të promovimit të dokumentit pjesëmarësit e pranishëm (përfaqësuesit e bashkësis donatore dhe ministritë) diskutuan për sfidat gjatë zbatimit të Strategjisë, përkatësisht për temat të cilat i përkasin Listave të projekteve të zhvilluara në kuadër të strategjisë, për ndihmën e komunave dhe ndërmarjeve komunale gjatë implementimit të projekteve investuese nga sfera e mjedisit jetësor, mënyrat dhe mundësit për ko-finansimin e projekteve, mundësit e qasjes së re programore për koordinimin e ndimës së huaj dhe pjesëmarja e bashkësisë donatore dhe insuticionet ndërkombëtare finansiare në tërë procesin. Diskutimin e udhëhiqte
z. Tim Young, i cili ishte një prej ekspertëve ndërkombëtar të kyqur në përpunimin e strategjisë.

Publikuar: 23.06.2009 | 05:23
Lexuar: 763 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime