U jam tepër mirënjohëse shumë familjeve të pastreha që kam patur nderin të kaloj vitet e fundit me ta. Prej tyre unë kam mësuar shumë. Kam mësuar që të bëhem një njeri më i mirë dhe një nënë më e mirë.
Angelina Jolie u nderua të hënën në Gjenevë nga Agjensia e Kombeve të Bashkuara për të Pastrehët për ndihmën e saj humanitare të jashtëzakonshme përgjatë dekadës së kaluar.
Përpara një audience me 200 njerëz, zyrtarë qeveritar, diplomatë dhe donatorë, ajo u nderua për emrin që ka mbajtur gjatë 10 vjeçarit të kaluar: Ambasadore Vullnetare e UNCHR. Për këtë ajo është shprehur përpara të gjithëve:
Është nder të punosh për të ndihmuar të pastrehët (refugjatët) dhe do të vazhdoj të punoj për ta edhe gjatë 10 vjeçarit të ardhshëm.
U jam tepër mirënjohëse shumë familjeve të pastreha që kam patur nderin të kaloj vitet e fundit me ta. Prej tyre unë kam mësuar shumë. Kam mësuar që të bëhem një njeri më i mirë dhe një nënë më e mirë.
Ato më kanë frymëzuar mua duke më treguar çdo ditë forcën e pathyeshme të shpirtit human.
Aktorja 36 vjeçare gjatë kësaj dekade ka vizituar pothuajse 30 shtete përreth botës si një Ambasadore Vullnetare e UNHCR-së, përfshirë Tunizinë, Turqinë, Maltën, Italinë dhe Kosovën.
Publikuar: 04.10.2011 | 11:31 Lexuar: 558 herė
Komentet
Durim Kuēi (04/10/2011 13:28:08)Vetem mund te them se Krenohem me Aktoren me te madhe e cila egziston ne rruzullin tok Angelina Julie e adhuroi si Aktore si Person shume e dua vetem perpara (l)